Futboll Sport

SUPERLIGA/ Kastrioti e nis mbarë, Luftëtari bie në shtëpi, vendos një penallti

Kastrioti e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në Superligë këtë sezon. Pasi u rikthyen përsëri në elitën e futbollit shqiptar, ekipi krutan i drejtuar nga Elvis Plori ka arritur fitore minimale 0-1 në transfertën ndaj Luftëtarit.

Pjesa e parë u mbyll në shifrat e bardha 0-0, edhe pse vendasit patën shanse për të marrë avantazhin por gabuan para portës. Kur nuk shënon, do të pësosh. Kështu që Kastrioti ia ka dalë të kalojë në epërsi në minutën e 69′ të takimit. Një penallti e shkaktuar nga Janiçiç, i jep avantazhin miqve falë ekzekutimit me mjeshtëri nga Sokol Mziu. Janiçiç nuk e nis mirë aventurën me gjirokastritët pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Bardhit që i dha edhe golin e epërsisë krutanëve.

Tre pikë tepër motivuese dhe me vlerë për djemtë e Plorit, të cilët e nisin mbarë rrugëtimin në Superiore. Ndërkohë që Luftëtari pas dështimit në Europa League, duket që ka akoma gjëra për të rregulluar në ekip për të arritur rezultatet pozitive.

Related posts

SHERRIFF TIRASPOL-REAL MADRID/ Ancelotti: Është lojtari më i rrezikshëm në botë për momentin

Delo.autor

”James do të bëhet lojtar i madh”, ja si e parashikoi ndihmësi i Pablo Escobar?

Sadik.Autor

“KJO TAKTIKË E KANE ËSHTË NJË SHEMBULL I KEQ PËR TË RINJTË”/ Vjen sulmi i papritur nga Anglia për yllin e Tottenham

Delo.autor

Leave a Comment