Futboll Premier League Sport

SUPERSFIDA/ Man United-Tottenham: Miqtë s’dinë të fitojnë në “Old Trafford”

Manchester United do të ketë një provë kritike në shtëpi kundër Tottenham, me vendasit që duhet të largojnë hijen e një tjetër sezoni zhgënjyes. Humbja befasuese 3-2 e pësuar fundjavën e kaluar në fushën e Brighton bën që ky të jetë fillimi më i keq i kampionatit nga “Djajtë e Kuq” që nga sezoni 2014/15.

Për më tepër, ajo kundër “Pulëbardhave” ka qenë vetëm ndeshja e dhjetë në historinë e Premier League, në të cilën United ka pësuar 3 gola në pjesën e parë. Ndërkohë, me një fitore të tretë radhazi, Tottenham do të regjistronte startin më të mirë në Premier League që nga sezoni 2009/10.

“Spurs” janë një nga pesë skuadrat që e kanë nisur sezonin me dy fitore të njëpasnjëshme, por nuk duken plotësisht në formë. Ata kanë luajtur me tre mbrojtës (për herë të parë që nga nëntori i 2017-ës) kundër Fulham fundjavën e kaluar. Gjithsesi, Manchester United ka humbur vetëm 2 nga 37 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi, ndërsa Tottenham ka humbur vetëm dy nga ndeshjet e fundit që ka luajtur në Premier League.

Pavarësisht nga kjo, “Old Trafford” nuk sjell kujtime shumë të mira për skuadrën e Pochettino. Londinezët, në fakt, kanë marrë vetëm dy fitore në atë stadium, në epokën e Premier League (nga 1992-shi) dhe asnjë që nha 2014-a.

Lojtarët Kyç
– Paul Pogba ka shënuar dy gola në këtë kampionat dhe është pesë larg rekordit të tij më të mirë në Premier League.
– Harry Kane ka shënuar vetëm një gol në shtatë ndeshje të kampionatit që ka luajtur kundër United.

Statistika
– United ka kryesuar në pjesën e parë dhe gjithë takimin në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit.
– Tri ndeshjet e fundit të Tottenham kanë sjellë mbi 2.5 gola për takim.
– United nuk ka fituar dy ndeshje radhazi kundër Tottenham që nga sezonin 2014/15.

Related posts

“Ndëshkoni Sergio Ramos”/ Mbi 200 mijë vetë nënshkruajnë peticionin e veçantë

Sadik.Autor

“FALEMINDERIT DHE JU PREMTOJ SE…”/ Tifozeria e Milanit “djeg” selinë kuqezi dhe emocionon Maldinin (VIDEO)

Delo.autor

PROJEKTON NJË GODITJE NË JANAR/ Kampionët e Bundesligas gati të “rrëmbejnë” yllin e Milan…

Delo.autor

Leave a Comment