Bundesliga Futboll Sport

Talenti i Dortmund kthehet në fushë pas DËMTIMIT HORROR dhe 9 OPERACIONEVE (FOTO)

Talenti i ri i Borussia Dortmund, Dario Scuderi, është rikthyer si triumfator në fushën e blertë, dy vjet pas një dëmtimi horror, ndër më të këqinjtë që mund të imagjinojë ndonjëherë një futbollist.

Në shtator 2016 ndërsa luante në Youth League, versionin e Champions League për skuadrat e të rinjve, këmba e Scuderit praktikisht u thye në dysh…

Që prej asaj kohe, mbrojtësi i krahut të djathtë i është nënshtruar 9 operacioneve dhe ka munguar në fushën e lojës për më shumë se 700 ditë. Por pavarësisht qendrimit të gjatë pa futboll, italiani arriti të përfshihej në fazën përgatitore të skuadrës gjermane dhe madje luajti për rezervat e Dortmundit në ndeshjen kundër SV Luner.

Në një postim në Instagram, Scuderi shkruan: “Pas një periudhe të gjatë e të vështirë më në fund u riktheva, edhe pse mjekët më kishin thënë që nuk bëhesha më. Falenderoj familjen, miqtë dhe Borussia Dortmund, pa ju nuk do të isha këtu”.

Kirurgu që e operoi ishte shprehur se ky ishte shprehur që ky ishte dëmtimi më i shëmtuar që kishte parë ndonjëherë. “Ishte dëmtimi më i keq që mmund të imagjinosh. Praktikisht gjithçka ishte shkatërruar, ligamentet, muskujt dhe tendinat”.

Gjatë dy viteve që ai nuk ka mundur të luajë futboll ka studiuar për manaxhim sportiv me shpenzimet e Dortmundit, pasi klubi gjerman i frikësohej mundësisë që karriera e djaloshit mund të ndërpritej aty.

Related posts

Presidenti Cairo i jep fund spekulimeve: Ljajic nuk largohet nga Torino

Q.Autor

LIVE/ Flamurtari-Teuta: Mbyllet pjesa e parë në Vlorë, Progni i përgjigjet Alveshit

Isa.Autor

RENDITJA NË SUPERIORE/ Partizani +8 nga Kukësi, afrohet Skënderbeu. Shkëputet Tirana nga fundi (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment