Futboll Seria A Sport

TALENTI PREMTUES/ Ish-futbollisti: Djali im do të ketë një karrierë të madhe

“Jam shumë i kënaqur për atë që po bën Justin. Eshtë në Romë bashkë me të ëmën dhe po përqendrohet vetëm te puna. Flet pak, por është një djalë i motivuar që dëgjon çdo këshillë. Personalisht do të doja të qëndronte edhe një vit te Ajax, por ai vendosi të largohet. Mendoj se Roma ishte zgjidhja më e mirë.”

Në këtë mënyrë, Patrick Kluivert, djali i talentit holandez të AS Roma, ka komentuar zgjidhjen e djalit të tij për të zbarkuar në Serie A: “Justin ka nevojë të punojë fort dhe të mësojë. Turneu miqësor në Amerikë ishte thelbësor për të, sepse gjithmonë ka ëndërruar të luajë kundër ekipeve të mëdha. Për të arritur atje ku arrita unë duhet të bëj edhe mijëra kilometra në stërvitje, por ka treguar se zotëron talent dhe personalitet. Ka shumë kohë në dispozicion, mendoj se do të bëj një karrierë të madhe.”

Related posts

NUK U KUALIFIKUA NË CHAMPIONS/ Ja një tjetër lajm të trishtë për Donnarumman

Delo.autor

BOTËRORI I KLUBEVE/ Flamengo caktohet finalist i parë, Liverpool pret radhën

Delo.autor

KUR “SPECIAL ONE” BËNTE “LUFTË” ME CR7/ Mourinho: Shumë këtu mendojnë si unë, por nuk kanë b*le ta thonë…

Delo.autor

Leave a Comment