Futboll La Liga Sport

Të paprekshmit tek Barcelona/ Suarez “digjet” për 1 minutë, Dembele lë pas Rakitic

Është shumë herët për të dalë në përfundime, por duket se Ernesto Valverde e ka zgjedhur boshtin e skuadrës ku do të bazohet për të arritur objektivat. Deri tani ekipi i Barcelonës ka luajtur 3 ndeshje zyrtare, 1 në Superkupën e Spanjës dhe 2 në La Liga.

Për herë të parë, në sfidën e fundit ndaj Vajadolidit trajneri katalanas zbriti në fushën e lojës formacionin e tij më të mirë, ndërsa vetëm 4 janë futbollistët që i kanë luajtur të gjitha minutat deri tani. Si për ironi, Luis Suarez nuk bën pjesë në këtë katërshe të përzgjedhur dhe “digjet” vetëm për 1 minutë. Ai u zëvendësua në ndeshjen e fundit për t’i bërë vend Munir El Hadadit, një lëvizje, e cila shërbeu për të vonuar disi lojën, që u zhvillua në një fushë të shkatërruar.

af

TË PAPREKSHMIT – Bëhet fjalë për portierin Ter Shtegen, dy mbrojtësit Alba-Pike dhe kapitenin e skuadrës, Leo Mesi. Vetëm këta të katërt i kanë luajtur 270 minuta në sezonin 2018-2019. Ky është boshti i ekipit, por sigurisht që nuk duhen harruar edhe futbollistët si Umtiti, Buskets dhe Rakitiç. Interesant është fakti që Dembele ka parakaluar këtë të fundit dhe po tregon se është në një moment shumë të mirë. Ai madje u bë shpëtimtari i Barcelonës në duelin e fundit dhe i dha ekipit 3 pikë me golin e shënuar. Për momentin nuk janë aktivizuar 7 lojtarë në 3 ndeshjet e luajtura. Por, sezoni është i gjatë dhe do të ketë vend për të gjithë.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ SAMPDORIAS/ Conte: Ndeshje e çuditshme, nuk mund të bëj më shumë…

Delo.autor

ÇFARË NDODHI? Kërcënohen në mes të Botërorit futbollistët e kombëtares së njohur: Do ju torturojmë familjen nëse…

F.autor

KUKËSI PRAGMATIST/ Verilindorët mposhtin Luftëtarin dhe kapin kreun

Isa.Autor

Leave a Comment