Futboll Seria A Sport

Të SHËMTUAR, të KËQIJ dhe me TATUAZHE: Ky INTER është i FRIKSHËM…

E përditshmja italiane “Libero” ka vendosur të ndalet te një aspekt i veçantë i merkatos së zikaltërve dhe nuk hyjnë shifrat apo statistikat, por qëndrimi dhe mentaliteti i blerjeve të reja dhe i atyre që mund të vijnë. Shenja dalluese e tyre janë tatuazhat.

Ky është përshkrimi që gazeta i ka bërë Nainggolan: “Një gladiator i dhënë pas veseve dhe cigareve, i mbuluar nga tatuazhet (mbi 50). Një nga këta, krahët e vizatuar në kurriz në kujtim të mamasë së ndarë nga jeta, tregon gjenin e mirë që zotëron, pavarësisht se nga pamja e jashtme të jep përshtypjen e një të keqi”.

Nga Nainggolan te Vidal, objektivi i radhës i Inter, i cili është akuzuar shpesh në Gjermani “për ekzagjerime me alkoolin dhe se shpesh është mbipeshë. Por ai mbetet një luftëtar dhe gjeni i mesfushës”, shkruhet në gazetë.

Më pas vjen Brozovic, “tatuazhet e të cilit tregojnë narcizmin e tij, që e kultivon bashkë me talentin dhe personalitetin”. Lautaro ka tatuazhin e një demi në kyçin e dorës, që është edhe pseudonimi i tij. Edhe Mauro Icardi është i mbuluar nga tatuazhet, por tek Inter e pëshkruajnë si një djalë për shtëpi.

Related posts

ITALI-ANGLI/ Kryeministri Johnson “karikon” 3 Luanët: Rrugëtim i pabesueshëm, ta sjellim kupën në shtëpi

Delo.autor

MESSI ÇMEND “BERNABEUN”/ Merr më shumë ovacione se Ronaldo në 9 vite (VIDEO)

Isa.Autor

“GOL I PAMUNDUR” NË LA LIGA/ Sergi Guardiola befason portierin dhe tifozët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment