Futboll Sport

TIRANA-TEUTA/ Formacionet: Hasani fiton balotazhin me Dajën, Shkëmbi nuk ndryshon asgjë

Do të luhet në “Selman Stërmasi” sfida e parë e javës së dytë të Kategorisë Superiore mes Tiranës dhe Teutës. Një përballje ku pretendohet shumë, dy skuadra me cilësi që kanë dhuruar gjithmonë spektakël.

Bardheblutë në këtë përballje vijnë pas humbjes së papritur në shtëpi me Kamzën, ndërkohë që Teuta barazoi në “Niko Dovana” me Flamurtarin.

Si trajneri Ze Maria ashtu edhe Shkëmbi, janë debutues këtë sezon në Superiore dhe do të kërkojnë të lenë gjurmë që në vitin e parë. Një humbje tjetër e Tiranës, do të përkeqësonte situatën në kampion kryeqytetas, ndërkohë që edhe durrsakët kanë pretendimet e tyre.

TIRANA: Abibi, Doka, Turtulli, Atinga, Hoxhallari, Hasani, Maveje, Karabeci, Kobina, Sentamu, Blazhevski. Trajner: Ze Maria

TEUTA: Hidi, Gjorgjevski, Bicaj, Osmani, Hakaj, Avdyli, Sidibe, Kruja, Kamara, Traore, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi

Gjyqtarë: Kridens Meta, Ridiger Ccokaj, Denis Agaraj, Juxhin Xhaja

Related posts

De Biazi “skanon” Napolin/ Ancelotti trajner i madh, HYSAJ ka nevojë edhe për…

Isa.Autor

Sfidë vendimtare ndaj Napolit, Milani ka disa çështje që e shqetësojnë

Sadik.Autor

“DUHET VËNË DREJTËSI”/ Lizarazu për “Topin e Artë”: E di se është e mundshme

Delo.autor

Leave a Comment