Futboll Sport

Trajneri i LUFTËTARIT justifikohet pas humbjes me KASTRIOTIN: Fusha ishte shumë e thatë…

Trajneri i Luftëtarit Milos Kostiç foli pas ndeshjes së humbur me Kastriotin me rezultatin 0-1 në takimin hapës të kampionatit për gjirokastritët.

Në një prononcim për Supersport, ai u mundua të justifikonte disfatën me mënyrën e lojës së Kastriotit, duke deklaruar se krutanët bënë një lojë shumë mbrojtëse, pavarësisht se u duk qartë një epërsi e tyre ndaj gjirokastritëve në pjesën e dytë. Ndërkohë tekniku serb u ankua edhe për kushtet e fushës duke thënë se bari ishte shumë i thatë duke mos lejuar futbollistët të shfaqnin lojën e tyre më të mirë.

“Rezultati nuk ishte ajo që ndodhi realisht në fushë. Nuk e meritonim këtë humbje pasi vetëm nga dy gjuajtje pësuam gol. Disa gabime individuale na ndëshkuan. Kastrioti parkoi “autobuzin”. Kishim rreth 10-15 minuta që nuk luajtëm mirë. Gjithsesi është vetëm ndeshja e parë. Lojtarët bënë maksimumin. Fajin e kishte dhe fusha pasi ishte e thatë dhe i pengonte shumë lojtarët”, ishin fjalët e para të Kostiç.

I pyetur për gjendjen e skuadrës, numri një i stolit të gjirokastritëve deklaroi se lojtarët e rinj duan kohë që të përshtaten por beson se do jenë gati që ndeshjen e ardhshme. “Ne jemi gati që tani, por nga viti i shkuar na mungojnë shumë lojtarë. Futbollistët e rinj kërkojnë kohë që të përshtaten. Shpresoj që ndeshjen e ardshme të jemi gati për kampionatin”, e mbylli fjalën e tij Kostiç.

Related posts

​Chelsea u kthehet fitoreve,’blindon’ vendin e tretë

Q.Autor

BARAZIMI NDAJ UDINESES/ Allegri: Ronaldon e ula unë në stol, Shezni ta hedhë topin në…

Delo.autor

MARTINEZ APO NEYMAR? Asnjëri prej tyre. Një normë financiare “bllokon” merkaton e Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment