Futboll Sport

U largua nga KUKËSI/ Portieri i Flamurtarit provokon pas eliminimit: Pse kaq serioz? (FOTO)

Enea Koliçi u largua nga Kukësi në këtë merkato vere për t’iu bashkuar Flamurtarit. Portieri i verilindorëve pati disa përplasje me drejtuesit kuksianë dhe në fund vendosi të ndërpriste bashkëpunimin. Tashmë ai ndodhet në Greqi teksa po stërvitet me ekipin vlonjat, megjithatë vëmendjen nga ish-skuadra e tij nuk e ka shkëputur në asnjë moment.

Madje, një ditë pas eliminimit ndaj Karabakut, Koliçi ka zgjedhur të postojë një foto në rrjetet sociale ku shfaqet me fanelën kuksiane. Në sy bie diçitura që ka zgjedhur, ku shkruan: “Pse kaq serioz?” Duket si një “shashkë” e hedhur për verilindorët, të cilët dukshëm çaluan dje në portë dhe mbrojtje.

Related posts

Paradoksi i të varfërit Tottenham/ Paguan më shumë punëtorët e stadiumit se…

Isa.Autor

Juventusi nuk heq dorë nga dy veteranët, u ofron zgjatje kontrate

Q.Autor

PIRLO ka një sygjerim për INTERIN: Blerja e përsosur për MESFUSHËN do të ishte…

Isa.Autor

Leave a Comment