Futboll Seria A Sport

Vit historik në Itali/ Zbuloni formacionin më të mirë të merkatos verore

Viti historik në Itali. Ardhja e Cristiano Ronaldos te Juventusi ka ndikuar për një rritje spektakolare në tregun e transferimeve të Seria A, e cila ka shpenzuar vërtet shumë. Të gjithë “majorët” kanë kryer operacione të mëdha, që do ta bëjnë këtë sezon më interesantin e dekadës së fundit, me pesë ekipe që luftojnë të jenë më i miri.
A e imagjinoni dot një formacion (11-she) të përbërë nga nënshkrimet (ardhjet) më të mira të kësaj vere në Itali. Ky është formacioni i ekipit të ëndërrave, i përbërë nga katër lojtarë të Milanit, katër nga Juventusi, tre nga Interi dhe një nga Roma.

Reina
Portieri vjen nga një sezon “i çmendur” me Napolin, në Seria A, kur bashkë me trajnerin Sarri luftuan fort për titullin kampion. Ai tashmë ka nënshkruar për Milanin, ku duhet të luftojë për vendin e titullarit me Donnarumma, shpresa e madhe italiane e portës.

Cancelo
Sulmuesi portugez ishte blerja e dytë e madhe e Juventusit, pas nënshkrimit të Cristiano Ronaldos. “Zonja e Vjetër” ka paguar te Valencia 40 milionë euro, pasi sezonin e kaluar ishte huazuar tek Interi.

Bonucci
Pas një viti për t’u harruar Milanin, qendërmbrojtësi më i mirë italian në pesë vitet e fundit kthehet në atë që ishte shtëpia e tij, midis viteve 2010 dhe 2017, te Juventusi. Atje u bë i madh, lider i bardhezinjve në qendër të prapavijës, duke formuar një mbrojtje historike së bashku Barzagli dhe Chiellini, me të cilët arriti në dy finale të Ligës së Kampionëve.

Caldara
“Monedha” e Bonuccit. Qendërmbrojtësi i ka kushtuar Milanit 35 milionë euro. Sezonin e fundit mezi luajti në Torino, por në Milano synon të jetë “bosi i madh” i mbrojtjes kuqezi.

Nainggolan
I nxjerrë në shitje nga pronarët e Romës, pasi kishte luajtur pesë sezonet e fundit në kryeqytetasit e Italisë, Nainggolan e vendosi të ardhmen që në fillim të verës, kur nënshkroi me Interin deri në verën e vitit 2022. Nënshkrimi i tij iu kushtoi 38 milionë euro zikaltërve.

Nzonzi
Monchi e mori atë te Sevilla, kur ishte pak i njohur, për 8 milionë euro. Tri sezone më vonë e mori sërish me vete, këtë herë në Romë, për 26 milionë euro dhe me një yll shtesë në fanellë, nga fitimi i Botërorit të Rusisë.

Castillejo
Lojtari i Villarrealit ka qenë një nga bastet e mëdhenj të Milanit, i cili ka paguar për të 25 milionë euro. Spanjolli shpreson të ketë sukses në Milano dhe se kjo eksperiencë mund t’i hapë dyert e ekipit kombëtar.

Douglas Costa
Anësori brazilian, i cili tashmë ka luajtur sezonin e kaluar në formë huazimi te Juventusi, është zyrtarisht lojtar i “Zonjës së Vjetër”, pasi ka paguar për të 40 milionë euro te Bayern Munich.

Higuain
Sulmuesi ka shënuar më shumë gola në Seria A, në pesë vitet e fundit. “El Pipita” e ka lënë Juventusin pas dy sezonesh dhe ka nënshkruar me Milanin, ku do të luajë këtë sezon si i huazuar, me detyrimin që kuqezinjtë ta blejnë përfundimisht (operacioni i përgjithshëm do të kushtojë rreth 55 milionë euro).

Cristiano Ronaldo
Nënshkrimi i madh i Seria A dhe i kësaj vere. Cristiano u largua nga Real Madridi për 100 milionë euro, pasi tregoi pakënaqësinë e tij në finalen e Ligës së Kampionëve. Me të, Juventusi dëshiron të aspirojë për të fituar gjithçka.

Lautaro
Premtimi i fundit i madh i futbollit argjentinas. Futbollisti i ri i Racing de Avellaneda i ka kushtuar Interit vetëm 16 milionë euro.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Barcelona-Villarreal, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 2-1

Delo.autor

NGA PREMIER TEK SERIE A/ Mesjava e ndeshjeve, e gjithë Europa do të jetë në fushë. Ja axhenda në 4 Top-Ligat…

Delo.autor

GOL “MAGJIK”/ Messi realizon një mrekulli me këmbën e keqe (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment