Futboll Sport

Vucaj lojtar i lirë/ Gati marrëveshja me skuadrën e Superiores për shkodranin

Përfundon beteja juridike ndërmjet Erjon Vucajt dhe Vllaznisë. Mesfushori dhe klubi shkodran gjetën akordin për të prishur kontratën në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve. Pas takimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, palët vendosën se rrugët e tyre mund të ndahen, pa i pasur asnjë detyrim njëri-tjetrit.

Mesfushori kërkonte prishjen e kontratës me Vllazninë, për mos respektim të marrëveshjes. Ndër të tjera Vucaj pretendonte se klubi i detyrohej disa paga të prapambetura, duke mos e justifikuar gjobën financiare të vendosur në fund të sezonit të kaluar, kur kuqeblutë ranë nga kategoria.

Në anën tjetër, Vllaznia e cilësonte të drejtë masën e dhënë për të gjithë ekipin, ku nuk përjashtohej as Vucaj. Gjoba për rënien e shkodranëve nga kategoria ishte edhe çështja ku palët gjetën pikën e përbashkët për një marrëveshje.

Sipas akordit të arritur në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve, Vucaj nuk ka më asnjë pretendim financiar ndaj klubit, ndërsa në këmbim Vllaznia e lejoi të largohet si futbollist i lirë, duke ndërprerë kontratën pa detyrime të mëtejshme.

Në verën e vitit 2017, mesfushori u kthye në ekipin e vendlindjes, pas një dekade ku mbrojti ngjyrat e Laçit, Flamurtarit dhe Tiranës, por pa mundur që t’i ndihmonte kuqeblutë të evitonin dramën e rënies nga kategoria.

Pak javë më parë Vucaj kishte arritur një tjetër akord me klubin, për ta lejuar që të luante në Europa League me Luftëtarin. Pas përfundimit të aventurës në arenën ndërkombëtare, 27-vjeçari kërkoi prishjen përfundimtare të kontratës pikërisht për të qëndruar te bluzinjtë edhe për edicionin e ri të Kategorisë Superiore.

Erjon Vucaj dhe Luftëtari kishin një marrëveshje parimore për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në sezonin e ri, me futbollistin që tani do të udhëtojë drejt Gjirokastrës për të diskutuar me drejtuesit e klubit detajet e fundit, me shpresën se do të hedhë firmën në kontratën e re.

Related posts

Yjet e Manchester Cityt mbërrijnë me super makina në Liverpool

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Nisje katastrofale e sezonit, klubi i Premier Ligës shkarkon trajnerin

Delo.autor

E BUJSHME/ RONALDO akuzohet për PËRDHUNIM, zbulohet SKANDALI SEKSUAL

Isa.Autor

Leave a Comment