Futboll Seria A Sport

ZHGËNJEU NË BOTËROR/ E kërkon gjithë Europa, Lazio “zë mat” yllin e saj

Lazio po planifikon një lëvizje të papritur në merkato. Teksa bardhekaltërit refuzuan 100 milionë € të Manchester United për lojtarin më të spikatur të ekipit Sergej Milinkovic-Savic drejtuesit kanë vendosur të mos “ua bëjnë dhuratë” lojtarin njërës prej superfuqive Manchester United, PSG-së, Chelseat ose Real Madridit, por ta ruajnë për sezonin e ri.

Sipas “talkSPORT” dhe mediave italiane futbollisti serb do t’i ofrohet një kontratë e re me përfitim 3 milionë € në vit duke iu dyfishuar paga fillestare. Savic zhgënjeu në Botëror ku parashikohej të shkëlqente, por me Lazion ai ka qenë njëri prej lojtarëve më në formë të sezonit të shkuar.

Serbi ka aftësi në kontrollin e topit, prishjen e aksioneve të kundërshtarëve, goditjet jashtë zone dhe dyluftimet e fuqishme.

 

Related posts

Deschamps: Jam krenar, tani jemi në majën e botës për katër vite

Isa.Autor

VJEN REAGIMI PASI ARRITI ÇEREKFINALEN E COPA AMERICA/ Messi: Ndaj Katarit kisha shumë frikë se mos…

Delo.autor

“KAM BËRË TESTIN TË DIELËN…”‘/ Koronavirusi prek edhe Kombëtaren, portieri kuqezi rezulton pozitiv

Delo.autor

Leave a Comment