Futboll Seria A Sport

ZIKALTRIT NË FESTË/ INTERI ka një “PLAN B” nëse nuk vjen Luka MODRIC (DETAJE)

Ndërkohë që të gjithë shpresojnë ende që Luka Modric të vishte zikaltër brenda të enjtes, duke se Piero Ausilio ka gati planin B, për të sjellë një tjetër lojtar, nëse nuk ia del me kroatin.

Bëhet fjalë për brazilianin e Barcelonës, Rafinha, i cili mbylli sezonin e kaluar me Interin dhe u kthye në Spanjë, pasi i përfundoi huazimi.

Kultura japoneze mahnit sërish botën, pas ‘Rusi 2018’ këtë herë e bëjnë në Moto GP
Pas miqësoreve të verës si protagonist, Rafinha luajti vetëm 45 minuta në Superkupë ndaj Sevillas, një shenjë e qartë që trajneri katalan Velverde nuk beson aspak tek ai.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit spanjoll kanë hapur sërish mundësinë e negociatave me Interin dhe për këtë ka përfituar Ausilio, që po “ndez” edhe njëherë shpresat për të parë Rafinhën sërish me fanellën zikaltër.

Edhe këtë herë Interi pritet të ofrojë huazim me të drejtë blerjeje, por vlera e huazimit do të jetë rreth 10 milionë euro, për të bindur katalanët, se zikaltrit e kanë seriozisht me Rafinhën.

Gjithsesi, ky është një operacion që pritet të konkretizohet vetëm në orët e fundit të merkatos, nëse zikaltrit nuk do t’ia dalin të sjellin në Milano, “ëndrrën e verës”, Luka Modric.

Related posts

Gossip nga “Instagram”, dy futbollistë spanjollë do të bëhen prindër…

Sadik.Autor

E BUJSHME/ MARCELO pranë kalimit te JUVE në JANAR, ja me kë do e zëvendësojë REALI

Isa.Autor

RRËFEN PRAPASKENËN TALENTI ANGLEZ/ Ja pse vendosi të largohet nga Manchester City

Delo.autor

Leave a Comment