Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ E përjashtuan nga Botërori: Sulmuesi transferohet tek Atletico 

Aventura e re e Nikola Kaliniç ka filluar tashmë. Shumë herët, kroati i përjashtuar nga kombëtarja e tij prej trajnerit Zlatko Dalic, në Botërorin e Rusisë, sepse nuk pranoi të luajë si zëvendësues, arriti në Barajas këtë mëngjes, në orën 09:30. Po sot, ai do të kalojë testet mjekësore tek Atlético Madrid.

Nënshkrimi i tij ishte një kërkesë e trajnerit Diego Simeone, i cili do të jetë në gjendje të llogarisë shërbimet e sulmuesit ballkanas. Një negocim i gjatë, siç u konfirmua dje nga drejtori i Milanit, Leonardo, i cili tashmë ka arritur të realizohet. Dhe me kushte shumë të favorshme për Atletico Madrid.

Sipas “AS”, kroati nuk do të huazohet me mundësinë për t’u blerë, siç dihej deri dje, por po transferohet plotësisht në Spanjë. Në Itali thonë se çmimi i transferimit të tij do të jetë rreth 15 milionë euro, një “pazar i mirë”, po të mendojmë se vetëm një vit më parë, kuqezinjtë dhanë 25 milionë euro për ta marrë atë nga Fiorentina.

Kaliniç, i cili në janar mbushi 30 vjeç, arrin në La Liga me urinë dhe dëshirën për hakmarrje: aventura e tij milaneze ishte shumë zhgënjyese (vetëm 6 gola në 41 paraqitje). Në “Metropolitan Wanda”, kroati do të përpiqet të tregojë përsëri talentin që e spikati në stadiumin e Firences.

Related posts

Mbrojtësi i Arsenal pëlqehet nga Juventus…

Sadik.Autor

Napoli ofertë zyrtare për Darmianin, por mbrojtësi kërkon pagë më të lartë

Q.Autor

CUTRONE DHE ANDRE SILVA NË SHITJE/ “Kuqezinjtë” gati 55 milionë euro për yllin e Atleticos…

Delo.autor

Leave a Comment