Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ RONALDO do vetëm “ZONJËN” e tij, vjen vendimi që LUMTURON tifozët

Cristiano Ronaldo duket se e ka marrë shumë seriozisht për t’iu treguar të gjithë kritikëve se do të shkëlqejë tek Juventus, ashtu sikurse ka bërë tek Manchester United dhe Real Madrid, edhe pse mosha është në disfavor të tij.

Për këtë arsye, 33-vjeçari ka vendosur që të heqë dorë për një periudhë të shkurtër nga kombëtarja, që t’i dedikohet plotësisht “Zonjës së Vjetër”. Sipas “Gazzetta dello Sport”, golashënuesi më i mirë i Portugalisë nuk do të grumbullohet me kombëtaren për ndeshjen miqësore kundër Kroacisë që do të luhet më 6 shtator, e ndërsa do të humbasë gjithashtu edhe përballjen me Italinë të 10 shtatorit për Ligën e Kombeve.

Për Ronaldon, angazhimi me Juventusin është i vetmi prioritet, për të qenë në formën më të mirë fizike dhe për të njohur më mirë shokët e tij të rinj.

Fituesi pesë herë i Topit të Artë nënshkroi për kampionët e Italisë në këtë merkato verore nga Real Madrid për 100 milionë euro. Bardhezinjtë e kanë nisur mirë kampionatin, duke fituar dy ndeshjet e para, teksa janë në kërkim të trofeut të tetë radhazi dhe të Champions Leagues, por CR7 nuk e ka gjetur ende golin e parë.

Ndërkohë një vendim të tillë e ka marrë më herët e ylli argjentinas, Lionel Messi, i cili ka deklaruar se nuk do të grumbullohet me kombëtaren për një kohë të pacaktuar, pas presionit të madh dhe kritikave të shumta që iu bënë në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Related posts

“TIFOZAT KUQ E ZI” DHE “PLISAT” DHUROJNË SPEKTAKËL/ Shikoni atmosferën fantastike pranë stadiumit (VIDEO)

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Skocezi luan me BYZYLYK në këmbë. DËNIMI nga GJYKATA e detyron që…

Isa.Autor

E ARDHMJA E ICARDIT ÇËSHTJE DITËSH/ Marotta i jep një lajm të mirë Spallettit

Delo.autor

Leave a Comment