Futboll Sport

Agjenda e kuqezinjve/ Më 19:00 mbledhje taktike, Panucci ndan mendjen për formacionin

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot një seancë shkrydhëse stërvitore, ku kanë dominuar ushtrimet e lehta për të relaksuar muskujt, në prag të sfidës që kuqezinjtë do të luajnë në mbrëmje ndaj Izraelit.

Më pas futbollistët i janë drejtuar hotelit për të konsumuar drekën, ndërsa në orën 19:00, Panucci ka njoftuar një mbledhje, ku do të komunikohet formacioni zyrtar dhe porositë e fundit taktike.

Në orën 19:25 futbollistët do të lënë hotelin, për t’u nisur drejt stadiumit “Elbasan Arena”, ku do të ëprgatiten për ndeshjet e parë të Ligës së Kombeve.
Panucci e ka ndarë mendjen tashmë për 11-shen që do të hedhë në fushë, teksa nuk do të mungojnë surprizat, me Egzon Binakun që do të debutojë me kuqezinjtë, pasi ka fituar balotazhin me Agollin.

Kështu në portë është thuajse i sigurt aktivizimi i Thomas Strakoshës, me numrin 1 të Lazios që duket se ka fituar balotazhin me Etrit Berishën dhe është gati të mbrojë katërkëndëshin e Shqipërisë në “Elbasan Arena”.

Në mbrojtje, Hysaj në të djathtë dhe Gjimshiti në qendër, janë siguritë e vetme të Panuccit, ndërsa Frederik Veseli duket favorit për të luajtur në krah të mbrojtësit të Atalantës, duke lënë në stol Mërgim Mavrajn, që vjen pas një periudhe të gjatë pa skuadër dhe në të majtë pritet të zbresë Binaku.

Në mesfushë tekniku italian pritet t’i besojë eksperiencës së Xhakës, Bashës dhe Memushajt, të cilët dinë të ruajnë balancat, duke mbyllur hapësirat në prapavijë dhe duke ndihmuar në organizimin e sulmeve.

Sa i përket sulmit, surpriza e vetme mund të jetë ish sulmuesi i Skënderbeut, Enis Gavazaj, i cili mund ta nisë takimin si titullar në të majtë të sulmit, duke përfituar nga një gjendje jo optimale e Eros Grezdës, që vjen pas një dëmtimi të gjatë dhe nuk do të jetë gati për takimin e sotëm.

Në të djathtë të këtij reparti do të luajë Jahmir Hyka, i cili gëzon një formë mjaft të mirë dhe ka bindur Panuccin se mund të jetë i vlefshëm me depërtimet e tij, ndërsa duelin shkodran për majën e sulmit duket se e ka fituar sulmuesi i Oostendes në Belgjikë, Sindrit Guri.

Related posts

Portieri brazilian GJOBITET pasi përdori CELULARIN në fushë, por arsyeja është BEASUESE (VIDEO)

Isa.Autor

SUPERIORE/ Derbi: Ja si do të rreshtohen Tirana dhe Partizani (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Tare piketon talentin gjerman, Leverkuseni e vlerëson 30 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment