Futboll Premier League Sport

ANALIZA/ Njihuni me 5 DËSHTIMET MILIONERE të muajit gusht në ANGLI

Muaji gusht ka patur shpenzime të çmendura në Premier League? Mirë, në Londër dhe Manchester kanë filluar të pyesin veten, duke parë se shuma totale e blerjeve arrin në 206 milionë euro, që rrezikojnë të “digjen” nga futbolli i gushtit. Një e katërta e kësaj shifre i përket Arsenal-it, që deri tani i kanë siguruar vetes një dyshe anonime.

Leno
Mjafton të mendosh për Leno-n, i blerë për 25 milionë euro për të ngrohur stolin. Akush nuk i vë në dyshim cilësitë e tija, me përjashtim të Emery, që vazhdon të preferojë Cech, pavarësisht të disa gabimeve të bëra nga çeku. Deri tani, zero minuta lojë për gjermanin.

Torreria
Dështimi i dytë i gushtit është Torreira, i cili ka qenë një nga më të mirët e Sampdoria-s së Ferrero-s. Edhe në këtë rast, Arsenal ka paguar klauzolën për ta marrë në Londër. Por, të paktën deri tani, investimi i bërë nuk ka dhënë fryte. Përkundrazi, ish-mesfushori i Samp-it vjen mbrapa Guendouzi në hierarkinë e trajnerit Emery, i cili duhet të justifikojë lënien e 50 milionë eurove në stol. Vetëm 118 minuta në fushë për Torreira.

Felipe Anderson
Felipe Anderson është një tjetër “produkt” italian që duket se po vuan lojën fizike të futbollit anglez dhe këmbënguljen e trajnerit Pellegrini për ta aktivizuar si mesfushor krahu në skemën 4-4-2. Braziliani ka patur probleme me këtë rol edhe te Lazio dhe në një kampionat me ritme më të ngadaltë se ai anglosakson. Duket e vështirë që kjo situatë të ndryshojë, në rast se nuk vjen një ndryshim i trajnerit. Duhen 15 milionë euro për të shkarkuar Pellegrini-n, por edhe 38 të paguar për brazilianin rrezikojnë të kthehen në një investim të dështuar. 332 minuta dhe një asist nuk përfaëqësojnë një rendiment të kënaqshëm.

Mahrez
Talenti i mabjtur peng nga Leicester ka rënë në kurth edhe në Manchester? Deri tani, Mahrez është aktivizuar vetëm 167 minuta nga 360 në dispozicion, duke marrë parasysh edhe Superkupën e Anglisë. Asnjë gol dhe asnjë asist. Ishte e pranueshme të pritej diçka më shumë, duke parë se lojtari është blerë për 68 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Fred
50 milionë euro, tri ndeshje dhe asnjë gol ose asist. Fantazist apo mesfushor i krahut të djathtë, Fred nuk ka ndihmuar United në asnjë nga këto dy pozicione. Një fillim sezoni anonim për një futbollist që duhej të kishte qenë tigri i motorit të Jose Mourinho-s në këtë sezon. Edhe tifozët preferojnë Pereira-n para tij.

Related posts

DY BARAZIME RRADHAZI/ Skuadra e Kloppit “ngec” edhe ndaj West Hamit

Delo.autor

“QATAR 2022″/ Ukraina dështon në transfertë, ndan pikët me Kazakistanin

Delo.autor

James: Dua të QËNDROJ, por do të iki nëse nuk më plotësohet ky KUSHT

Isa.Autor

Leave a Comment