Futboll Premier League Sport

“Ata janë NAIVË dhe INTRIGANTË”/ Agjenti i ÖZIL sulmon NEUER, KROOS dhe…

Agjenti i Mesut Özill ka goditur Manuel Neuer, Thomas Müller dhe Toni Kroos, lojtarë të kombëtares së Gjermanisë, lidhur me komentet që bënë në lidhje me vendimin e mesfushorit të Arsenalit për të lënë futbollin ndërkombëtar.

Erkut Sögüt tha se treshja në fjalë ishte ose naive, ose intrigante në përgjigjet e tyre ndaj deklaratës së Özil, lëshuar në korrik, për të njoftuar se nuk do të luante më për Gjermaninë. Agjenti, gjithashtu, e mbrojti me forcë klientin e tij për fotografimin me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Kroos i tha gazetës “Bild” se kishte një absurditet deklarata e Özil, e cila shkonte në më shumë se 2000 fjalë dhe përfshinte pretendimin se kishte pësuar “racizëm dhe mosrespektim”. Sögüt, duke folur me revistën gjermane “11Freunde”, tha:

“Neuer indirekt akuzoi Mesut se nuk e ka veshur fanellën e kombëtares gjermane me krenari. Kjo është e papranueshme. Müller nuk e kuptoi të gjithë diskutimin. Dhe Kroos, si një lojtar i ekipit kombëtar, duhet të shpjegojë atë që ai do të thotë me marrëzi”.

Agjenti i Ozil i përshkroi fjalët e tre lojtarëve si “më shumë se zhgënjyese dhe, gjithashtu, jashtë vendit”. Ai shtoi: “Ka vetëm dy shpjegime: ata janë ose naivë, apo intrigantë”. Müller kishte thënë se për lojtarët e Gjermanisë, “e gjithë çështja e Ozil nuk kishte qenë asnjëherë aq e madhe, sa ishte bërë nga media dhe se racizmi në skuadrën kombëtare gjermane ishte absolutisht jashtë diskutimit”.

Neuer, Kroos dhe trajneri i Gjermanisë, Joachim Löw, gjithashtu, kanë deklaruar se nuk ka sjellje raciste në ekip. Sögüt tha: “Löw mbron veten kundër një akuze që kurrë nuk është bërë. Mesut nuk ka folur për abuzim racor nga brenda ekipit, por nga shoqëria gjermane. Federata Gjermane e Futbollit duhet të ketë qenë më mbrojtëse për të në këtë rast”.

Sögüt foli publikisht për këtë çështje për herë të parë që kur Özil u paraqit me Erdoganin majin e kaluar, duke shkaktuar një valë kritikash ndaj lojtarit, i cili u sulmua gjerësisht për shfaqjet e tij gjatë fushatës së dështuar të Kupës Botërore të Gjermanisë. Gjatë garës, komentet raciste lidhur me Özilin u bënë nëpërmjet mediave sociale.

“Mesut nuk bëri gabime, – tha agjenti mbi takimin e Özilit me Erdogan. – Është thjesht një çështje respektimi dhe mirësjellje për të pranuar takimin me presidentin e Turqisë, kur ai e kërkon atë. Të dy janë takuar rregullisht gjatë tetë viteve të fundit. Nuk ka qenë kurrë një problem më parë për publikun gjerman”.

Në lidhje me politikën e ndryshuar të Erdoganit prej atyre tetë vite dhe marrëdhënies së tensionuar që ekziston sot midis Gjermanisë dhe Turqisë, Sögüt tha: “A mund t’i kërkojmë Mesut që të mos takohet me presidentin. Kjo me të vërtetë nuk ka asnjë kuptim”.

Sögüt mohoi që kishte folur me Özil mbi takimin me Erdogan, apo se ishte përpjekur ta mënjanonte atë nga shkuarja atje: “Pse duhet? Mesut është mjaft i pjekur, sa e di se çfarë po bën. Dhe ai e ka njohur presidentin Erdogan shumë më parë sesa më njeh mua”.

Related posts

UEFA PUBLIKON EMRAT E GJYQTARËVE/ Një katërshe rumune, ja kush do të vendosë drejtësi në ndeshjen Turqi-Shqipëri

Delo.autor

Pamje: Supermeni “ekziston” dhe është portier

Q.Autor

KUQEZI që në FËMIJËRI/ Shikoni si ka qenë i vogël TALENTI më i ri i MILANIT (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment