Futboll La Liga Sport

“ÇËSHTJA ISAAC CUENCA”/ Sindikata e futbollistëve në SPANJË pritet të hyjë në GREVË (DETAJE)

Greva thuhet se është planifikuar të bëhet për rastin e Isaac Cuenca. LaLiga ka refuzuar që ta regjistroi lojtarin për ekipin Reus, me arsyetimin se ata nuk besojnë që ai do të fitojë vetëm 77 mijë euro në sezon
Sindikata e Federatës se Futbollit të Spanjës janë duke marrë në shqyrtim thirrjen e një greve për rastin e Isaac Cuencas. LaLiga ka refuzuar Reus që ta regjistrojë lojtarin me qëllimin që autoritetet e ligës nuk besojnë që ai do të fitojë 77 mijë euro në sezon, që është rroga minimale në Ligën e Dytë spanjolle.

Greva, nëse do të bëhet, parashihet të jetë në datat 29 dhe 30 shtator, rrethin e shtatë të La Ligas, me derbin Real Madrid – Atletico Madrid i paraparë për javën e shtatë.

Problemi për kapërcimin e pagës se Reus. La Liga po ashtu ka refuzuar regjistrimin edhe të tre lojtarëve të ekipit Reus, që janë Yoda, Vitor dhe Tito për minimumin e pagave që aplikohen në ligat e Spanjës. Këta lojtarë janë nën kontratë te Reus, që do të thotë se nëse ata dëshirojnë të luajnë duhet ti prishin kontratat me klubin aktual dhe të shkojnë në klube të tjera.

Nëse ata qëndrojnë në klub nuk do të jenë në gjendje që të luajnë deri në afatin kalimtar të janarit.

LaLiga nuk beson që Cuenca ka rrogë të tillë në Reus

Rasti i Isaac Cuencas është ndryshe pasi që ai është lojtar pa kontratë. Cuenca e la një marrëveshje me Hapel Be’er Seva në Izreal për t’u rikthyer në Spanjë. Derisa po priste ndonjë ofertë nga liga e parë e klubeve, kjo dëshirë e tij nuk u materializua dhe ai kthehet në vendlindjen e tij, në klubin Reus.

Ai mandej u pajtua që të jetë pjesë e Reus duke fituar rrogën më minimale në klub. Megjithatë, kur klubi dërgoi dokumentacionin në LaLiga, autoritetet e refuzuan atë me arsyetimin që sipas mendimit të tyre nuk ka asnjë mënyrë që një lojtar i këtij kalimi të pranoi këtë shumë të parave, me dyshimin që Cuenca është pajtuar që këtë ta paraqes si rrogë zyrtare për t’i shmangur pagave më të mëdha, përderisa klubi sheh mënyra të tjera për ta paguar atë më shumë.

Related posts

E BUJSHME/ Man United dëshiron yllin e INTERIT në këmbim të MARTIAL

Isa.Autor

MARRËVESHJE E BUJSHME/ Manchester City “mbulon në ar” yllin Foden, rinovim me shifra të frikshme

Delo.autor

PAS DISFATËS NDAJ SOCIEDADIT/ Real Madridi dhe Ramos prekin fundin, mbrojtësi rrezikon shumë

Delo.autor

Leave a Comment