Futboll Premier League Sport

“DASHURIA E VJETËR”/ MOURINHO mund t’i bëjë një DHURATË INTERIT në JANAR

“Unë ëndërroj të kthehem në Itali, në Serie A. Është një tren i quajtur Kombëtare që unë nuk mund ta humbas”, tha Matteo Darmian para se merkato e verës të mbyllej. Dëshira e tij nuk u realizua, por ende ka kohë. Mbrojtësi i krahut që ka lindur në vitin 1989 i përfundon kontrata me Manchester United në fund të këtij sezoni dhe mund të largohet në fund të vitit pa asnjë kosto, por Interi, sipas “Il Corriere dello Sport”, mund të trokasë në dyert e klubit anglez gjatë merkatos së janarit, pasi ka nevojë për një mbrojtës krahu. Interi po mendon të heqë dorë nga shërbimet e brazilianit Dalbert, i cili ende nuk po bind.

Spalletti po i jep atij hapësirë dhe shpreson që ta rifitojë atë, por ish-mbrojtësi i krahut vazhdon të mos bindë. Lojtari do të ketë akoma disa muaj për të bindur Interin dhe trajnerin Spalleti: në rast të shfaqjeve negative, ndoshta do të vijë edhe vendim përfundimtar (huazim ose shitje). Nëse Inter do të heqë dorë nga Dalbert, ai mund të zëvendësohet nga Matteo Darmian, i cili dëshiron të largohet nga Manchester United, pasi nuk e sheh veten të rëndësishëm në projektin e trajnerit Jose Mourinho. Siç është përmendur, mbrojtësi italian shtyn për një kthim në Itali dhe zikaltrit mund të ofrojnë një shifër relativisht të ulët (Djajtë e kuq në verë kërkuan 20 milionë euro) për të rrëmbyer lojtarin që do të jetë i lirë në qershor. Ai ka qenë prioritet edhe për drejtuesit e Juventusit, por Alex Sandro qëndroi, pavarësisht interesit nga Paris SG dhe nuk nënshkruan me një lojtar tjetër.

Related posts

“PËR 4-5 MINUTA HUMBA VETËDIJEN”/ Portieri i Bylisit: Ka qenë goditje e fortë, u përmenda në ambulancë dhe…

Delo.autor

E TRISHTË/ Tjetër tragjedi në motoçiklizëm, ndërron jetë piloti 16-vjeçar çek

Delo.autor

GARA E DY KLUBEVE TË PREMIER/ Derbi anglez në merkato për yllin e Juventusit…

Delo.autor

Leave a Comment