Futboll Seria A Sport

De Biazi drejt rikthimit në Seria A/ Ish-trajneri i Kombëtares pranë klubit të njohur italian

Pas 8 vitesh që ka qenë për herë të fundit në krye të një skuadre në Seria A, ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, mund të rikthehet në Itali. Siç raportojnë mediat italiane, drejtuesit e Frosinones po mendojnë seriozisht shkarkimin e trajnerit Moreno Longo, teksa ditën e sotme pësoi humbjen e gjashtë në shtatë takime këtë sezon.

Teksa u përfol se mund të shkonte në krye të kombëtares së Armenisë, tashmë emri i De Biazit lakohet, edhe si trajner i mundshëm te Frosinone. Përkrah De Biazit, përmeden edhe ekra të tjerë si Xhuzeke Iakini, Davide Nikola apo edhe Masimo Rasteli. Gjithsesi, orët në vijim do të jenë përcaktuese për emrin e ri në stolin e Frosinones.

62-vjeçari për herë të fundit në Serinë A ka drejtuar Udinesen në sezonin 2009-2010, ndërsa në dhjetor të 2011-ës u emërua trajner i Shqipërisë, eksperiencë të cilës u dha fund më 14 qershor të vitit të kaluar.

Related posts

U PREZANTUA TEK PARTIZANI/ Sulmuesi Solomon provokon: Golin e parë do ta shënoj kundër…

Delo.autor

E JASHTËZAKONSHME/ Spikati me paraqitjet, Barcelona federon në ekipin e parë për La Liga-n Rei Manajn

Delo.autor

PLAS TEK FRANCA PËRPARA “EURO 2020″/ Ylli i Chelsea-t përplaset me Mbappe: Nuk më pasoi

Delo.autor

Leave a Comment