Futboll Premier League Sport

Debuton në Angli “xhevahiri” 15-vjeçar/ Man United dhe Chelsea hidhen në sulm për ta marrë

Luke Marheson ditën e djeshme e nisi çdo ditë sikur të ishte e zakonshme. Por nuk ishte e tillë, pasi 15 vjeçari mori një lajm të mirë pasi u kthye nga shkolla. Trajneri e kishte grumbulluar lojtarin në ndeshjen që skuadra e Rochdale-s kishte me skuadrën e Bjurit.

Megjithatë kjo duket se ka qenë një ditë shumë me fat për Lukën, i cili u hodh në fushë në minutën e 13 pasi lojtari Kandall doli nga fusha për shkak të një dëmtimi. Por përsëri nuk përfundon me kaq.

Megjithëse Martheson luajti me lojtarë që kishin moshën e babait të tij, ai arriti që të shkëlqente madje në fund të shpallej edhe lojtari i ndeshjes. Menjëherë pas kësaj ndeshje, në mediat angleze ka filluar një garë midis Mançester Junajtidit dhe Çelsit për të siguruar shërbimet e djaloshit që pritet të bëhet një lojtar i madh.

Related posts

Projekti i Vierchowod/ Stafi teknik i Kamzës i gjithi italian

Sadik.Autor

“KAPITENI I SHQIPTARËVE”/ Së shpejti një FILM dokumentar për jetën dhe karrierën e CANËS (VIDEO)

Isa.Autor

LËSHON NJË DEKLARATË TË FORTË/ Mazrekaj: Ekipi më i dobët në Shqipëri mund më të fortin në Kosovë

Delo.autor

Leave a Comment