Futboll Sport

DI MARIA DHURON SPEKTAKËL/ PSG fiton me “poker”, “skuqet” Mbappe (VIDEO)

Paris Saint-Germain ka rrezikuar goxha por në fund ka arritur të dalë nga takimi i javës së 4-t ndaj Nimes me një fitore 3-2 në Stade des Costieres. Miqtë e nisin jo me shumë vrull ndeshjen teksa u duhen 36 minuta për të zhbllokuar rezultatin.

Pas një pasimi të Meunier, Neymar e kishte shumë të lehtë ta shtynte topin në rrjetë. Ai ka shënuar në të katër ndeshjet e PSG këtë sezon. Pak përpara fundit të pjesës së parë ishte Angel Di Maria ai që dyfishoi rezultatin dhe gjithçka u duk sikur po shkonte mirë për kryeqytetasit.

Por pas pushimit, vendasit ringjallen dhe arrijnë të barazojnë rezultatin brenda tetë minutave falë golave të Bobichon dhe Savanier me penallti. PSG ndodhet në vështirësi por goli i Mbappe në minutën e 77’ ka mjaftuar për t’i dhënë fitoren të besuarve të Tuchel, gjithsesi Cavani ka vulosur gjithçka në kohën shtesë me golin e tij. Katër ndeshje dhe katër fitore për kampionët në fuqi në Ligue 1.

Related posts

Kritikoi ASHPËR MESSIN/ Vjen kundërpërgjigjja: MARADONA është një INJORANT

Isa.Autor

LIVE/ Chelsea-Arsenal, pjesa e parë mbyllet pa gola në Baku

Delo.autor

Alaba reflekton mbi të ardhmen: Ky është qëllimi im

Sadik.Autor

Leave a Comment