Bundesliga Futboll Sport

Dortmundi luan “tenis” me Nurnbergun/ Reus shënon golin e 100 në Bundesligë (VIDEO)

Borussia Dortmund, pas barazimit 1-1 të marrë në javën e katërt të kampionatit kundër Hoffenheim, është kthyer te fitorja mbrëmjen e sotme në takimin e fituar në shtëpi kundër Nurnberg me rezultatin 7-0.

Ka qenë një paraqitje bindëse ajo e treguar sot nga skuadra e Favre në “Signal Iduna Park”. Nëntë minuta lojë u kanë mjaftuar vendasve për të zhbllokuar takimin me Larsen para se Reus të realizonte golin e tij numër 99-të me verdhezinjtë në të 32-ën.

Goli i 100-të, i shënuar në të gjitha kompeticionet me Borussia-n, ka ardhur në të 58-ën, nëntë minuta pasi Hakimi kishte shënuar të tretin për vendasit pas një asisti pikërisht të Reus.

Në 15 minutat e fundit kanë ardhur edhe 4 gola të tjerë për verdhezinjtë, që kanë shënuar me Akanji (84′), Sancho (85′) dhe Weigl (88′).

Ky rezultat i ka siguruar vendin e dytë Dortmund, që tani ndodhet vetëm dy pikë larg Bayern Munich kryesues që është në kuotën e 13 pikëve.

Për sa i takon ndeshjeve të tjera, Monchegladbach ka mundur 3-1 Frankfurti-n, Maniz ka barazuar 0-0 me Wolfsburg, ndërsa Leipzig ka mundur 2-0 Stuttgart-in.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Luis Enrique vazhdon me eksperimentet, mesfushori i Barcelonës hyn në histori të Spanjës

Delo.autor

MARINERS “DIVORCOJNË” BOLT/ Nuk pranoi ofertën tonë

Isa.Autor

FEMRA DHE DROGË/ PLAS SKANDALI: Futbollistët e Arsenalit HARBOHEN në festën me ALKOOL (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment