Futboll Seria A Sport

DUELI NË CHAMPIONS/ INTERI ndryshon skemën ndaj TOTTENHAM, do të luaj me…

Inter pritet të ndryshojë skemën nga katër me tre mbrojtës për ndeshjen e së martës ndaj Tottenham në Champions League. Zikaltrit luajtën me skemën 3-4-3 në javën e dytë të sezonit gjatë barazimit 2-2 me Torino-n, por pas asaj sfide Spalletti iu rikthye mbrojtjes me katër.

Gjithsesi, Gazzetta dello Sport raporton se Inter pritet të rikthehet edhe njëherë te skema me tre mbrojtës, me Miranda që pritet të rikthehet përkrah Skriniar dhe De Vrij.

D’Ambrosio ka pësuar një dëmtim dhe në krahë pritet të luajnë Candreva dhe Asamoah. Icardi do të jetë në sulm dhe do të ndihmohet nga Perisic dhe Nainggolan.

Formacioni i mundshëm: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Miranda; Candreva, Vecino, Brozovic, Asamoah; Perisic, Nainggolan; Icardi

Related posts

Davide Torchia: Rugani, është një nga lojtaret më premtues për Juventusin

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Chase Carey: Garën do ta zhvillojmë normalisht edhe pse aty ka koronavirus

Delo.autor

E BUJSHME/ U kap në flagrancë në historinë e spiunazhit, “I Çmenduri”: Nuk është e ilegale

Delo.autor

Leave a Comment