Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Ja plani i Juventusit për të siguruar shërbimet e MARCELOS, i ofron “yllin” REALIT

Marcelo? Mund të bëhet. Mbi të gjitha, nëse Alex Sandro do të përfshihej në transaksion. Në mjediset e Real Madridit qarkullon këmbëngulja e anësorit të majtë brazilian, i cili shfaqet gjithnjë e më i paduruar me trajnerin Lopetegui, sidomos ngaqë ndjen nostalgji të fortë për shokun e tij, Cristiano Ronaldo. Që Juventusi kishte menduar pak për Marcelon gjatë merkatos së kësaj vere, kjo nuk është një mister. Kanë qenë, megjithatë, shumë gjëra për t’u përshtatur së bashku.

E para ka të bëjë me gjetjen e një “strehimi” për Alex Sandro, i cili mban rolin e mbrojtësit të majtë të Juventusit. Më përpara, Chelsea dhe Manchester United kanë qenë shumë të interesuar për këtë lojtar, por në fund interesi nuk është materializuar, ndonjë ofertë bindëse financiare nuk ka mbërritur dhe merkatoja u mbyll. Gjatë kësaj vere nuk u krijuan rrethanat e nevojshme për ta parë çiftin CR7-Marcelo me fanellën bardhezi.

Projekti, megjithatë, ende mbetet në fuqi. Braziliani i Real Madridit e ndjen mungesën e mikut të tij, Cristiano Ronaldo, çka e ka vënë në pah shumë shpesh. Ai, vetëm javën e kaluar pati një mosmarrëveshje mjaft të vështirë me teknikun e ri, Lopetegui. Përtej “backstory” që tregojnë për marrëdhënie të tensionuara që nga ditët e para të mbërritjes së ish-trajnerit të Spanjës në “Bernabeu”, Marcelo nuk e ka marrë për mirë zëvendësimin në ndeshjen kundër Girona, ndaj tha:

“Kam qenë i befasuar nga zëvendësimi, por unë e respektoj vendimin e trajnerit. Doja të vazhdoja, sepse ndihesha 100%. Nuk e kuptoj zëvendësimin, por e respektoj, sepse është një vendim i trajnerit. Unë gjithmonë dua të luaj”. Në përgjigje, trajneri e dërgoi atë për t’u stërvitur me rezervat e Real Madridit, një dënim që përkeqësoi më tej marrëdhënien midis të dyve, duke e bërë terrenin e hipotezave të merkatos edhe më pjellore.

Mediat spanjolle, në fakt, menjëherë, kanë shkruar se pas brazilianit qëndron Juventusi, klub i cili po diskuton në heshtje me Florentino Perez idenë e shkëmbimit të Marecelo me Alex Sandro. Problemi, nëse ka diçka të tillë, është vlerësimi i përgjithshëm i biznesit nga dy klubet. Dhe në veçanti nga Juventusi, sepse Alex Sandro është duke studiuar alternativa të ndryshme.

Related posts

VIDEO/ Shokohet Barcelona, Alaves kalon në epërsi në ‘Camp Nou’

Q.Autor

Barcelona – Valencia, statistikat e pjesës së parë

Sadik.Autor

KËRKON NDRYSHIME TË MËDHA NË EKIP/ Conte i tregon derën lojtarit të Interit, ja emri në listë

Delo.autor

Leave a Comment