Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Man United dëshiron yllin e INTERIT në këmbim të MARTIAL

Sulmuesi francez Anthony Martial është duke u lidhur përsëri me një kalim te Interi, por ka komplikacione. 22-vjeçari ka luftuar te Manchester United për të luajtur titullar në “Old Trafford”, por nuk është zgjedhje e parë nga Jose Mourinho. Francezi pëlqehet gjithashtu nga Juventusi dhe Paris Saint Germain, ndaj zikaltrit nuk do ta kenë të lehtë të arrijnë një marrëveshje. Për më tepër situata ka ndryshuar. Drejtuesit e Interit synojnë ta afrojnë francezin me formulën e huazimi, për shkak të angazhimit në Champions League dhe ai dëshiron të ndryshojë ambient, pasi po kalon një periudhë të vështirë në “Old Trafford” duke luajtur vetëm 79 minuta deri tani këtë sezon, duke regjistruar vetëm një ndeshje si titullar në Premier League.

Martial mendohet të jetë në kundërshtim me trajnerin e United, Jose Mourinho, i cili thuhet se i tha klubit se sulmuesi mund të shitej këtë verë. United kurrë nuk kishte si qëllim të largonte 22-vjeçarin dhe janë në bisedime për një marrëveshje të re. Por, sipas “Mirror”, ai dëshiron të largohet për të nisur një aventurë të re, edhe pse vetëm për gjysmën e fundit të sezonit. José Mourinho do të kërkojë edhe një herë Ivan Perisic, një lojtar që e ka ndjekur për dy vite me radhë dhe lëvizja e të cilit nuk ndodhi në verën e vitit 2017 për shkak të mosmarrëveshjeve mbi çmimin, mund të realizohet në janar, nëse zikaltrit pranojnë të largojnë kroatin, por Spalletti është kundër. Gjithsesi hierarkia e “Djajëve të Kuq” nuk është në të njëjtën mendje me Mourinho-n. Francezi gëzon besimin e bordit drejtues, por jo të trajneri portugez. Ai vazhdon të shihet si dikush që mund të bëjë një ndryshim të madh në të ardhmen.

Related posts

SERIE A/ De Zerbi dhe Ventura, kandidaturat për stolin e Cagliarit

Sadik.Autor

NGA GRIEZMANN TEK NEYMAR/ Barcelona dhe Reali gati të trondisin merkaton

Delo.autor

“BOMBA” NË GJERMANI/ Neuer ishte në një lidhje homoseksuale me trajnerin e portierëve?

F.autor

Leave a Comment