Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ NEYMAR vendos KUSHTIN, PEREZ është gati t’ia PLOTËSOJË

E ardhmja e Neymar qëndron ende pezull. Pavarësisht se braziliani ka kontratë me PSG, rreth futbollistit flitet se ky mund të jetë sezoni i fundit në Francë. Ish-lojtari i Barcelonës nuk ndihet i motivuar në Ligue1 dhe kërkon sfida të reja. Parisienët do të bëjnë ç’të jetë e mundur që Neymar të qëndrojë edhe një sezon tjetër dhe për këtë janë të gatshëm të nënshkruajnë me një lojtar të cilin Neymar e do sa më shpejt të jetë e mundur: Lucas Paquete.

Paquete, ylli i së ardhmes
Neymar mbeti i magjepsur nga mesfushori i Flamengos në grumbullimin e fundit me kombëtaren braziliane. Tite e aktivizoi për herë të parë dhe ai shkëlqeu. Paquete është një lojtar me shumë talent dhe me një të ardhme premtuese. Luan si mesfushor sulmues dhe ekipet më të mëdha të Europës tashmë janë gati për luftë për të marrë shërbimet e tij. Momentalisht klauzola e tij është 50 milion euro edhe pse Flamengo kërkon ta rrisë.

Premtimi i Perez
Kontaktet mes Neymar dhe Florentino Perez janë të vazhdueshme. Babai i futbollistit kërkon ta shikojë në “Santiago Bernabeu” dhe presidenti i Real Madrid do të bëjë çdo gjë është e mundur që kjo të ndodhë. Veçanërisht, nëse kjo do ta afronte Neymar për të veshur fanellën e bardhë.

Neymar do të ishte galaktiku për sezonin e ardhshëm, por jo nënshkrimi i vetëm. Së bashku me të mund të merret edhe Paqueta, të cilin shumë njerëz e kanë quajtur si Kaka i ri. Ylli i PSG do të ishte i kënaqur të ndante dhomën e zhveshjes me bashkatdhetarin e tij dhe Florentino Perez nuk është menduar dy herë për të dhënë dritën e gjelbër.

Related posts

SKANDALI ME SHOQATAT/ Votojnë rrogëtarë të saj, ja si abuzoi FSHF edhe me ndarjen gjeografike…

Delo.autor

Ylli argjentinas: Më pëlqejnë Serie A dhe La Liga

Q.Autor

GRABITËSIT U FUTËN NË SHTËPI DHE GODITËN YLLIN E TOTTENHAM/ Partnerja e Dele Alli: Ishte një moment… horror

Delo.autor

Leave a Comment