Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ MILANI i magjepsuar pas TALENTIT holandez të PSV

Drejtuesit e Milanit janë të prirur për të nënshkruar me yllin e PSV, Steven Bergwijn. Kuqezinjtë e kanë ndjekur atë për një kohë të gjatë dhe e shohin me interes afrimin e sulmuesit të krahut. 21-vjeçari është vlerësuar si një nga më të mirët në klubin holandez. Ai e mbylli sezonin e kaluar me 8 gola dhe 11 asiste që e ndihmuan PSV të fitojë titullin e Eredivisie. Milan, megjithatë, nuk është klubi i vetëm që dëshiron shërbimet e anësorit Bergwjn. Barcelona gjithashtu thuhet se po e vëzhgon atë, ndërkohë që ka edhe shumë interes nga Premier League. Holandezi ka një kontratë deri në vitin 2022 në PSV, por Milan nuk janë të shqetësuar për këtë fakt.

Bergwjn nuk po kërkon të largohet nga PSV tani dhe dëshiron të zhvillohet në klub. Ai po kërkon të fitojë përvojë të mjaftueshme dhe të përmirësohet përpara se të bëjë një lëvizje të madhe. Ylli holandez është një tifoz i madh i Barcelonës dhe ishte fotografuar me Leo Messi-n, 5 vjet më parë. Sipas “Voetball International”, megjithatë, lojtari nuk do të nxitoj për t’u larguar nga PSG, pasi kontrata e tij skadon në vitin 2022 dhe për më tepër ky është klubi ideal për t’u zhvilluar. Milani ka Suso, Calhanoglu, Castillejo dhe Borini në pozicionin ku luan Bergwjn, por ata janë të etur për të nënshkruar me atë, pasi lojtarët që kanë aktualisht nuk janë të efikas përpara portës. Gattuso nuk dëshiron që vetëm Gonzalo Higuain të jetë ai që shënon.

Related posts

LUKAKU NJË HAP LARG JUVENTUS/ Interi hedh sytë nga sulmuesi i Bundesligas…

Delo.autor

Masa e Moskës, Polici Turistike për të shmangur huliganizmin

Sadik.Autor

BËN GJESTIN E MADH/ FSHF ndërmerr nismën e veçantë, ndërton 4 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti

Delo.autor

Leave a Comment