Bundesliga Futboll Sport

E BUJSHME/ Ylli i BAYERNIT kërkon largimin me çdo kusht, por s’ka asnjë ofertë

Aventura e James Rodriguez në futbollin gjerman është drejt fundit. Kolumbiani dëshiron që të provojë sfida të reja pasi fitoi gjithçka me Bayern Munich dhe dështimit në Champions League.

Pavarësisht se me ardhjen e ​​Niko Kovac, disa aspekte të lojës patën përmirësime, Kampionët e Bundesligës, nuk shihen si favoritë për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon. Për këtë arsye, thuhet se 27-vjeçari ka informuar drejtuesit e klubit se do të largohet në kërkim të trofeut më të rëndësishme për klube, ku dhe evidentohen më tepër cilësitë e një lojtari, për të cilat Rodriguez, mendon se i gëzon.

Një rikthim në futbollin spanjoll është përjashtuar plotësisht, Real Madridi, i cili është skuadra që James Rodriguez dëshiron duket nuk ka ndërmend të rimarrë atë. Nga ana tjetër, Barcelona dhe Atlético de Madrid nuk kanë treguar interes për një lojtar. Duket se e ardhmja e tij do të jetë në Francë, te PSG me Neymar, ose edhe në Premier League, edhe pse nuk mësohet të ketë një ofertë konkrete. Numri 11 u huazua nga “Los Blancos” tek Bayer në vitin 2014. Ai numëron 26 ndeshje me fanellën bavareze, ku dhe ka shënuar 8 gola.

Related posts

ANALIZA/ Gjashtë gabimet që Anglia nuk duhet t’i përsërisë

Delo.autor

VOLEJBOLL FEMRA/ Shpartallon në finale Tiranën, Partizani shpallet kampion i Shqipërisë

Delo.autor

KLUBET NË KRIZË PREJ PANDEMISË/ La Liga arrin marrëveshjen historike me vlerë 2.7 miliardë euro

Delo.autor

Leave a Comment