Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME/ Barça-Girona: Nata rekord e MESSIT mbyllet me zhgënjim

Barcelona ka barazuar 2-2 ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme në “Camp Nou” kundër Griona-s. Kjo ka qenë një ndeshje e veçantë për Leo Messi-n, i cili është bërë lojtari i huaj me më shumë ndeshje të luajtura në La Liga, me 423 paraqitje. Ai ka lënë mbrapa ish-shokun e tij të skuadrës, brazilianin Dani Alves, i cili është ndalur në 422 ndeshje.

Ndeshja ka nisur mirë për Barcelona-n, me vendasit që kanë gjetur golin pas vetëm 19 minutash lojë pas një kombinimi mes Vidal dhe Messi-t. I pari, siç mund të imagjinohet për ata që nuk e kanë parë ndeshjen, ka qenë në rolin e shërbyesit, ndërsa argjentinasi në atë të finalizuesit.

Problemet për katalanasit kanë filluar në minutën e 35-të pas kartonit të kuq të marrë nga qendërmbrojtësi Lenglet, i cili ka goditur më bërryl kundërshtarin. Girona ka përfituar nga superioriteti numerik dhe ka realizuar e barazimit në minutën e 45-të.

Autori ka qenë Stuani-n, i cili ka ndëshkuar vendasit edhe në të 51-ën, duke përmbysur rezultatin dhe duke u bërë lojtari i parë që shënon dy gola kundër Real dhe Barca në një vit kalendarik në shekullin e 21-të.

Pavarësisht inferioritetit numerik, Barça është vënë në kërkim të golit të barazimit, duke e arritur atë falë një goditje me kokë të Gerard Pique në minutën e 63-të. Sulmet e vendasve kanë qenë të vazhdueshëm, por tentativat e tyre nuk kanë qenë të sukseshme.

Pika e marrë sot e ka ndihmuar Barcelona-n të ruajë kryesimin në renditje vetëm falë diferencës së golave, duke parë se Real Madrid, që mban vendin e dytë, ka të njëjtin numër pikësh: 13. Girona, ndërkohë, është ngjitur në vendin e gjashtë të klasifikimit dhe ka tetë pikë pas 5 javëve të para.

Related posts

NUK DI TË NDALET TALENTI HOLANDEZ/ Mesfushori De Beek shënon dopietë për Ajax, ja “PERLAT” (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENAT E MERKATOS TEK MILAN/ “The Athletic”: E mori sepse vitin tjetër shitet ky lojtar

Delo.autor

ANCELOTTI NË FIJE TË PERIT/ De Laurentiis merr vendimin përfundimtar

Delo.autor

Leave a Comment