Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ Strakosha është lider te Lazio, u bën premtimin me “detyrim-përcaktim” tifozëve

 

Thomas Strakosha është padyshim një nga portierët më të mirë në qarkullim. Shqiptari ka një rritje shumë të madhe falë ekipit të Lazios. Shtatlarti nuk e nisi mirë karrierën, pasi kur e pati mundësinë të ishte titullar i Salernitanas nuk u paraqit në lartësinë e duhur. Rikthimi te Lazio e futi në shina, ndërsa tani ekipi kryeqytetas ka gjetur një “xhevahir”. Titullar i rëndësishëm dhe idhull i tifozerisë.

Të enjten, “gardiani shqiptar” nuk ka kaluar një  mbrëmje shumë të qetë. Ai ka darkuar te restoranti i famshëm japonezo-brazilian, “Zero 21” dhe aty është ngacmuar nga tifozët e Lazios. Ata e kanë pyetur nëse ekipi do të shkojë në Champions League këtë sezon, ndërsa përgjigjja e Strakoshës ka qenë e drejtpërdrejtë. “Po, i kemi kualitetet për të shkuar në Champions. E kemi si detyrim“.

Sezonin e kaluar, Lazio nuk arriti të kualifikohej në Champions League në ndeshjen e fundit. Ekipi lacial humbi kundër Interit në një sfidë me shumë emocione. Portieri fitoi vendin e titullarit dhe në kombëtaren e Shqipërisë duke ulur në stol Etrit Berishën. Ai ishte “heroi” në fitoren kundër Izraelit, pasi u paraqit mjaft mirë. Në takimin kundër Skocisë nuk ishte në lartësinë e duhur, pasi pati përgjegjësi te goli i dytë i ishullorëve. 23-vjeçari gaboi në dalje duke e lënë portën e zbrasur.

Related posts

“PYETA BABAIN PËR DYBALAN”/ Oriana Sabatini rrëfen nisjen e lidhjes: Nuk e njihja kush ishte… (FOTO)

Delo.autor

NUK KA MË DYSHIME/ Mourinho përjashton yllin e ekipit, ka një prapaskenë të fortë

Delo.autor

Kur “gafat” të kushtojnë vendin e punës!

Sadik.Autor

Leave a Comment