Bundesliga Futboll Sport

E PAPRITUR/ Bayern frenon për herë të parë, e ndëshkon vëllai i Mario Gotzes (VIDEO)

Bayern Munich ka barazuar 1-1 ndaj Augsburg, në derbin e Bavarisë, duke lënë pikë, për herë të parë në këtë edicion të Bundesliga.

Episodi i parë vendimtar për vendasit erdhi në minutën e tretë të pjesës së dytë, kur Serge Gnabry mblodhi te vetja të gjithë mbrojtjen e Augsburg, përpara se të pasonte te Arjen Robben, për të cilin ishte si një lojë fëmijësh të shënonte me portën e boshatisur.

Ky ishte goli numër 98 i holandezit në Bundesliga, vetëm gjashtë futbollistë kanë shënuar më shumë se ai nga të gjithë të huajt që kanë luajtur në kampionatin gjerman.

Gjithsesi, festa e Bayern u prish tre minuta para fundit kur gjatë një rrëmuje në zonën e vendasve Felix Gotze barazoi për miqtë. Ai është vëllai i vogël i Mario Gotze dhe është rritur pikërisht në akademinë e Bayern.

Në vendin e dytë të kampionatit, dy pikë larg Bayern është Werder Bremen, që fitoi 3-1 ndaj Hertha të vendit të tretë. Pikërish Hertha do të jetë kundërshtari i ardhshëm i Bayern.

Në sfidat e tjera të luajtura në mbrëmjen e kampionatit gjerman, spikat fitorja e Hoffenheim, 1-2 në Hannover, ndërsa Freiburg mundi Schalke me rezultatin 1-0.

Related posts

Jankto kërkohet nga gjysma e Evropës, pritet shitja më e shtrenjtë në histori të Udineses

Delo.autor

NË KËRKIM TË NJË TRAJNERI/ Sheikët zgjedhin “timonierin’” e Newcastle, një i panjohur për projektin shumëmilionësh

Delo.autor

“MAGJIA” VJEN NGA BULLGARIA/ Ish-sulmuesi i Skënderbeut e merr topin në mesfushë dhe shënon një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment