Futboll Seria A Sport

E PARITUR/ SANTOS befason INTERIN, dëshiron t’ia “pronësojë” sulmuesin e huazuar

Santos dëshiron të mbajë Gabigol. Siç shkruan “Lance”, presidenti Hoze Carlos Peres po mendon për një marrëveshje më 2019, duke pasur parasysh se huazimi i sulmuesit brazilian, në pronësi të Interit, skadon më 31 dhjetor 2018. Vështirë për ta blerë drejtpërdrejt, por kërkohet rinovimi i huazimit vjetor, me tifozët që shtyjnë për qëndrimin e tij, pas rilindjes me Cuca në stol.

Gabriel Barbosa Almeida, i lindur më 30 gusht 1996, i njohur zakonisht si “Gabriel” dhe “Gabigol”, ka dalë nga akademia e Santosit. Ai e bëri debutimin e tij profesional në moshën 16-vjeçare, ndërsa zhvilloi mbi 150 ndeshje për klubin-mëmë, në të gjitha garat, duke shënuar 56 gola.

Në vitin 2016 ai nënshkroi për Interin në Itali, ku kaloi një sezon, para se të bashkohej me Benfikën, në formë huazimi. Ai, gjithashtu, përfaqësoi Brazilin në nivele të ndryshme të të rinjve, para se të bënte debutimin e tij me ekipin e parë në vitin 2016.

Related posts

ROMARIO, CRUYFF DHE NUMRI 10/ Braziliani tregon historinë epike të Barcelonës: E refuzova dhe nuk ma pranoi

Delo.autor

“RILINDJA E DJALLIT”/ MILANI ndryshon edhe përgjegjësin e TALENTEVE, afrohet zbuluesi i MBAPPES (FOTO)

Isa.Autor

Tifozët francezë dhe kroatë mahnisin botën, e pabesueshme çfarë bëjnë para finales (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment