Futboll Sport

EKSKLUZIVE/ Arbër Çyrbja: Kukësi i projektuar për titullin kampion, kombëtarja në tranzicion, i duhet…

Kategoria Superiore rikthehet këtë fundjavë me emocionet e saj. Do të luhet java e 4-tërt e sezonit të 80- të e futbollit shqiptar. Ekipet tashmë kanë ndezur “motorrët” për të sfiduar njëra tjetrën për titullin kampion. Një skuadër e cila ka bërë një merkato të bujshme dhe që synon maksimumin është padyshim Kukësi.

Verilindorët të cilët drejtohen nga trajneri Armando Cungu kanë rithyer optimizin pas fitores me Tiranën. Në një intervistë ekskluzive për AlpeNews.al mesfushori Arbër Çyrbja, flet mbi atmosferën tek verilindorët dhe ambiciet e Kukësit.

INTERVISTA E PLOTË:

1- Arbër, sezonin e shkuar ishit kapiten i Teutës dhe falë golave tuaj vendimtar durrsakët arritën të siguronin mbijetesën. Këtë sezon u transferuat tek Kukësi dhe menjëhërë fituan vëndin e titullarit të padiskutueshëm. Si është atmosfera tek verilindorët në këto momente?

Është e vërtetë sezonin e shkuar patëm një përgjegjsi të madhe pasi unë si kapiten i Teutës nuk dëshiroja kurrsesi të binin nga kategoria pasi isha edhe kapiten i bregdetarëve. Falë punës dhe përkushtimit ja dolëm mbanë. Ardhja tek Kukësi është një tjetër përgjegjsi pasi klubi ka gjithmonë objektiva maksimal. Po punojmë çdo ditë për të arritur në formën optimale. Atmosfera në skuader është fantastike, ka një harmoni mes lojtarëve dhe stafit drejtues.

2- Largimi i trajnerit Pacult i hapi rrugë ardhjes së një tekniku strateg që e njeh mirë ambientin si Armando Cungu. Cfarë ka ndryshuar tek ekipi?

Trajneri aktual, Cungu e ka treguar veten dhe çfarë mund të bëj. I ka objektivat e qarta dhe ne jemi me fat që kemi një trajner të palodhur si Armandi i cili mundohet të “kurojë” në çdo detaj të gjithë idete e tij.

3- Fitorja e fundit me Tiranën riktheu optimizmin në skuadër. Cilat janë realisht objektivat e Kukësit për këtë sezon?
Të fitosh me Tiranën është një kënaqësi më vete. Ishte një fitore morali, një fitore frymëmarrje ku skuadra të gjej veten dhe të vijoi të arrijë objektivet që i ka vendour në fillim të sezonit. Kemi një organikë të mirë lojtarësh, një faktor kryesor për të përballuar kampionatin.

4- Kë shikon si favoritin kryesor këtë sezon për titullin kampion? 
Ekipet favorite në saj të merkatos dhe atë se çfarë kanë treguar dei tani janë Kukësi, Skënderbëu, Flamurtari, Partizani, Tirana por edhe ekipet e tjera nuk ngelen pas pasi diferencat janë të vogla. Episodet kam përshtypjen që do të bëjnë diferencën.

5- Çfarë i premtoni tofozerisë Kukësiane dhe cili është objektivi juaj në aspektin personal?
Do të jap gjithmonë shpirtin për të bërë maksimumin për Kukësin. Luaj gjithmonë i motivuar për të kënaqur tifozët dhe skuadrën me paraqitje dinjitoze.

6- Në fund një koment mbi kombëtaren. Sipas jush çfarë nuk shkoi dhe a duhet të largohet trajneri Panucci?
Skuadra kombëtare është në një fazë trazicioni pasi disa senatorë nuk preferohen nga tekniku Panucci dhe prurjet e reja duan pak kohë që të rehabilitohen me skemat e teknikut italian. Nuk është fundi i botës nëse humbet në transfertë me Skocinë. Gjithçka mbetet e hapur sa i takon grupit ku bën pjesë Shqipëria.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

SPEKTAKOLAR/ NEYMAR barazon KAKANË: Radhën e ka REKORDI I RIVALDOS

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Sonte pritet dueli Shqipëri-Poloni në “Air Albania”, ja bilanci mes dy kombëtareve…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Lamtumirë Handanovic, në janar vjen portieri i ri i Interit. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment