Futboll Sport

EKSKLUZIVE/ Elvis Plori: Mbijetesa e vështirë por jo e pamundur, LARGOHEM për të mirën e KASTRIOTIT

Kampionati Shqiptar ka zhvilluar 4 javët e para duke na konfirmuar edhe një herë tjetër se ky sezon nuk ka favoritë dhe se lufta për mbijetesë është mjaft e ashpër. Në vitet e fundit në shumicën e rasteve ekipet që vijnë nga Kategoria e Parë në Superiore e kanë të vështirë të përballojë elitën e futbollit tonë duke u kthyer andej nga erdhën. E tillë po shikohet situata edhe tek Kastrioti i cili edhe pse befasoi në javën e parë me Luftëtrit është futur në një kruzë rezultatesh pas 3 humbjeve radhazi.

Në një intervistën ekskluzive për AlpeNews.al, trajneri i Kastriotit Elvis Plori tregon atmosferën në skuadër dhe pozicionin e tij tek krutanët.

INTERVISTA E PLOTË:

1- Plori, e nisët me këmbën e mbarë Superligën duke arritur një fitore me Luftëtarin në transfertë dhe më pas keni pësuar 3 humbje ku ndër të tjera nuk keni shënuar. Çfarë nuk shkon tek skuadra e Kastriotit?
Është i vërtetë konstatimi juaj! E nisëm mbarë kampionatin duke arritur 3 pikët në takimin e parë me Luftëtarin në transfertë. Ndeshja e dytë me Skëndërbeun na solli realisht me këmbë në tokë. Më pas 2 takimet jashtë na dhanë një mësim se Superliga është e vështirë dhe se duhët një përkushtrim i madh për të arritur objektivat.

2- Këtë javë keni një përballje delikate me Laçin i cili vijon të befasoj duke mos pësuar humbje. Cili është objektivi për këtë takim?
Takimi me Laçin këtë javë është tejet jetik për klubin pasi në mënyrë imediate po punohet për kthesën e madhe. Unë e vlersoj maksimalisht kundërshtarin pasi ende nuk kanë humbur dhe që realisht ka një ekip simpatik. E megjithatë do futemi në fushë për të marr maksimumin nga kjo përballje.
3- Duke parë garën e ashpër që po zhvillohet në këtë fillim sezoni e shikoni gati të pamundur qëndrimin në Superiore?
Klubi, unë por edhe lojtarët e dinin se Superliga është e vështirë por jo e pamundur. Unë besoj tek forca e Kastriotit, besoj tek aftësitë e lojtarëve dhe nuk do të dorzohemi kurrë për të siguruar mbijetesën. Na mungon pak ana psikologjike që duhet ndryshuar menjëherë në skuadër për ti hapur rrugë rezultateve pozitive.


4- A ndjeheni i rrezikuar pasi një humbje me Lacin do të lëkunde shumë pozicionin tuaj në krye të pankinës Krutane?
Kam diskutuar gjërë e gjatë me drejtuesit e klbubit dhe kam mbështetjen e tyre. Do mundohem të jap maksimumin për llogari të Kastiotit. Pastaj në fund të fundit jam i hapur që të hap “krahun” për të përmirsuar ekipin ku bëj pjesë.
5- Duke i parë skuadrat nga merkato por edhe ndeshjet e deritanishme kë shikoni si favorit për titulin kampion këtë sezon?
Unë mendoj se ky sezon është i paparashikueshëm dhe shumë i fortë. Diferenvat janë të vogla dhe besoj se episodet do të jenë përcaktuese sa i takon titullit kampion. Ekipet më solide janë Skëndëerbëeu, Kukësi por edhe Teuta.
6- Prej vitesh pjesë e futbollit shqiptar. Çfarë mendoni se nuk shkon dhe ku duhet vën dorë për të rritur sadopak cilsinë dhe seriozitetin Superligës?
Kampionati shqipatr është rritur shumë si nga ana profesionale ashtu edhe në atë cilësore. Duhet të punohet më fortë më struktuart për ti mbajtur më shumë lojtarët në ekipet respektive. Kjo me qëllim për ti mar frytet e tyre sa më shumë dhë më pas ti shesin në kampionatet elitare të europës.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA E BUJSHME TEK INTERI/ Antonio Conte kërkon të marrë ylli i Premier League…

Delo.autor

Courtois sulmon Van Gaal: Mos fol për gjëra që nuk merr vesh

Sadik.Autor

MALDINI DORËZOHET/ Nuk mund ta krahasojmë MILANIN me JUVEN, ata janë…

Isa.Autor

Leave a Comment