Futboll Sport

ËNDRRA E KLOPP/ Shaqiri: Nëse Liverpool do që të fitojë titullin, atëherë duhet të mendojë si Bayern Munchen

Që Liverpool të bëjë realitet ëndrrën e mijëra tifozëve, Jurgen Klopp gjatë merkatos së verës bëri mbi 180 milion euro shpenzime.

Ndërkohë që një nga blerjet më të lira, por që ka bërë shumë punë te “The Reds” është Xherdan Shaqiri, i cili jep një këshillë: “Nëse Liverpool do që të fitojë titullin, atëherë duhet të mendojë si Bayern Munchen”.

“Liverpool është një nga ekipet më të mëdhenj në botë. Sezonin e kaluar ata luajtën futboll shumë të mirë. Është për të ardhur keq që nuk arritën të fitonin një trofe. Tani le të bëjmë një hap përpara dhe të përpiqemi të fitojmë trofe. Kjo është tani gjëja më e rëndësishme dhe ky duhet të jetë qëllimi ynë”, tha Shaqiri për gazetën angleze “Mirror”: “Te Bayern Munich, ekziston vetëm mentaliteti për të fituar gjithmonë tituj”.

Shqiptari i Zvicrës, i cila u transferua nga Stoke City te Liverpul, ka luajtur me ndërprerje nga viti 2012 deri në vitin 2015 për Bayern-in. Pas katër fitoreve në katër ndeshjet e para të Premier League, Liverpool është aktualisht në vendin e parë në tabelë.

Kur u pyet se sa i madhe është dallimi midis “Reds” dhe Stoke, ai u përgjigj: “Sigurisht që është një ndryshim i madh. Liverpool është një skuadër e shkëlqyer, por unë e di se çfarë do të thotë të luash në një klub të nivelit të lartë, pasi kam luajtur te Bayern Munich dhe Inter”.

Natyrisht që është njohur më tepër me trajnerin Klopp: “Kam mësuar se si do ai që të luajmë futboll”, tha 26-vjeçari, i cili zbuloi se çfarë kërkon ish-trajneri i Borussia Dortmund-it: “Ai dëshiron nga ne që të fitojmë, të punojmë shumë. Sigurisht që nuk është rasti që të jemi të përsosur, por më e rëndësishmja është që të fitojmë”.

Deri në këtë moment Shaqiri nuk ka luajtur shumë, por mbetet i qetë: “Jam shumë i qetë, sepse gjatë gjithë kampionatit secili lojtar do të ketë kohën e tij të mjaftueshme për të luajtur”.

Related posts

11 vite më parë, Makai i shënonte Realit golin më të shpejtë në Champions pas 10 sekondash (VIDEO)

Sadik.Autor

SPEKTAKOLAR/ GOLIN më fantastik në historinë e futbollit e shënon një AUSTRALIAN (VIDEO)

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ylli Uzuni nuk ndalet, protagonist me gol në raundin e dytë ndaj Zalgiris (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment