Futboll Sport

FAKT/ A e dini se kush është PORTIERI i vetëm që e ka fituar “Topin e Artë”…

Jemi mësuar tani që fituesi i çmimit më prestigjioz individual në botën e futbollit, Topi i Artë, zakonisht fitohet nga lojtarët me tipare sulmues, rrallë herë ndonjë mbrojtës, e sa i përket portierit, ekziston vetëm një fitues në historinë e këtij çmimi. Ai është Lev Yashin, ish-portieri i Dynamo Moscow dhe Bashkimit Sovjetik, i cili mban epitetin e portierit të vetëm që ka fituar çmimin e Topit të Artë.

Yashini ose siç njihet me nofkën “Merimanga e Zezë”, e ka fituar Topin e Artë në vitin 1963, ai po ashtu është shpallur si portieri më i mirë i shekullit të 20-të.

Sipas FIFA-s, portieri rus i ka pritur mbi 150 penallti në futbollin profesional, më shumë se çdo portier tjetër. Ai po ashtu në 270 ndeshje nuk ka pranuar asnjë gol.

Për Bashkimi Sovjetik në atë kohë, Yashini është paraqitur 74 herë, ndërsa për klubin e vetëm ku ka luajtur, Dynamo Moscow, ai është paraqitur 326 herë.

Related posts

Transferoi lojtarin shqiptar/ Igli Tare merr vendimin përfundimtar për “yllin” portugez

Isa.Autor

INTER DHE JUVENTUS GAROJNË PËR TË/ Kumbulla: Jam i ftohtë, më kanë bërë tillë njerëzit rreth meje

Delo.autor

“MË MUNGONTE LEVANDOVSKI”/ De Biazi i zbulon polakëve Shqipërinë: Ja çfarë duhet të bëni

Delo.autor

Leave a Comment