Futboll Seria A Sport

FITORE ME VUAJTJE/ Napoli “kap” Juventusin falë Lorenzo Insignes (VIDEO)

Napoli, pas humbjes 3-0 të pësuar në javën e tretë të kampionatit në fushën e Sampdoria-s, është kthyer te fitorja pasi ka mundur 1-0 Fiorentina-n në “San Paolo” mbrëmjen e sotme.

Ka qenë një fitore e vuajtur për skuadrën e Carlo Ancelotti-t, që ka arritur të zhbllokohet vetëm kur kishin mbetur 11 minuta para fundit të takimit.

Një zhbllokim që ka ardhur falë një kombinimi të dyshes Milik-Insinge. I pari ka dhënë asistin, teksa i dyti ka dërguar topin në rrjetë dhe i ka dhuruar tri pikë të rëndësishme napolitanëve, të cilët kanë kapur përkohësisht Juventus-in në kreun e renditjes.

 

Related posts

“DUA QË MILAN TË SHKOJË SA MË LARG”/ Hernandez: Duhet të përmirësohemi nga sezoni i fundit

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ Zbuloni sa i ka KUSHTUAR goli i Martial në përmbysjen spektakolare Man United

Isa.Autor

E ardhmja e Robben, Bayern po zien nga kjo çështje

Sadik.Autor

Leave a Comment