Futboll Seria A Sport

GATTUSO PESIMIST/ Moduli me “9 të dyfishtë” mund të funksionojë vetëm nëse…

Gonzalo Higuain bashkë me Patrick Cutrone. Janë të shumtë milanistët që duan t’i shohin të dy sulmuesit në fushë njëkohësisht, duke parë se çfarë kanë qenë në gjendje të bëjnë në ndeshjen e fundit të kampionatit, të luajtur kundër Roma-s. Por, Rino Gattuso nuk beson se Milan-i i tij është gati për një 4-4-2 nga minuta e parë.

Nuk është një sistem loje që mbulon të gjithë fushën, ashtu siç do të donte ai dhe do t’i duhej të sakrifikonte një kolonë si Bonaventura. Do të cenonte ekuilibrin e ekipit në një hark kohor të gjatë, me Suso, Calhanoglu, Castillejo dhe Borini që do të duhej të përshtateshin si mesfushorë krahu.

Ndryshon situata, nëse bëhet fjalë për një zgjidhje në vazhdim të ndeshjes apo një zgjidhje emergjence. Në ndeshjen kundër Roma-s, kalimi nga skema 4-3-3 tek ajo 4-4-2 ka ardhur në minutën e 84-t, momenti i futjes në fushë të Cutrone-s. Ka qenë situata ideale, sepse barazimi 1-1 në “San Siro” nuk mund t’i mjaftonte një Milan-i që ka luajtur më mirë se Roma për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Goli që i ka dhënë tri pikët e para në kampionat “Djallit” ka ardhur nga një kombinim i dyshes Higuain-Cutrone: Gonzalo është tërhequr mbrapa për të shfrytëzuar daljen e gabuar të Nzonzi, Patrick ka lexuar gjithçka para të tjerëve, duke kërkuar pasimin e shokut të skuadrës. Nuk është bërë fjalë për një sinkronizim rastësor: në ato dhjetë minuta që kanë luajtur bashkë në sulm, sulmuesi argjentinas dhe ai italian nuk i kanë “shkelur këmbët” njër-tjetrit në asnjë moment.

Kur “Pipita” dilte në qendër, Cutrone zhvendosej në të majtë, duke çarë mbrojtjen e verdhekuqve në momentin që Higuain tërhiqej mbrapa. Sekreti, si gjithmonë, është dinamizmi: jo vetëm kur të lëvizësh, por edhe si ta bësh. Nëse “9 e dyfishtë” nuk është statike, kthehet në një xhol, të cilin Gattuso mund ta përdorë në momente të caktuara. Sepse Patrick, sipas Rino-s, “ka helmin brenda”: më mirë të helmojë kundërshtarët, se sa shokët e skuadrës.

Related posts

Manchester United po vëzhgon mbrojtësin e Napolit

Sadik.Autor

REVOLUCION TEK JUVENTUS/ Andrea Pirlo “i jep duart” Higuain: Ka qenë i madh, por nga sot…

Delo.autor

LAZIO – JUVENTUS/ Vendasit kalojnë në avantazh, shënon autogol Emre Can

Delo.autor

Leave a Comment