Futboll Seria A Sport

SPEKTAKOLARE/ Icardi: INTERI mund të konkurrojë ndaj kujtdo, kjo fitore na jep…

Kapiteni i Inter Mauro Icardi beson se fitorja ndaj Tottenham ka vërtetuar se Zikaltrit mund të konkurrojnë ndaj kujtdo. Inter ishte duke humbur 1-0 në San Siro por goli spektakolar i Icardi-t dhe atij i Vecino-s në fund kanë përmbysur gjithçka në rikthimin e italianëve në Champions League.

“Të gjithë ishin në zonë kështu që unë qëndrova jashtë,” përshkruan Icardi golin e parë për Sky Italia.

“Asamoah dha një kros fantastik dhe gjithçka përfundoi mirë. Ishte një mbrëmje spektakolare, dhe ne bëmë detyrën tonë. “Ne e dimë që jemi një ekip i fortë dhe se mund të konkurrojmë ndaj kujtdo. Kishim tre muaj që prisnim këtë ndeshje dhe do të na japë shumë kurajë për sfidat e kampionatit.

“Një ndeshje e tillë, në Champions League, të jep shumë por një ndeshje nuk do të thotë asgjë. Duhet të qëndrojmë të qetë.“Në javët e fundit ka mbizotëruar një ambient i shëmtuar, por kjo ndeshje do të na japë vetëbesim.”

Related posts

BONIEK “MASAKRON” BALOTELIN/ Italia luajti me një lojtar 15 kg mbi peshë…

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Premier League nxiton të riprogramoj sezonin, luhet në fushë neutrale dhe…

Delo.autor

ZBULOHEN PROVAT QË DISPONON ATLETICO/ Barcelona negocionte me Griezmann që në…

Delo.autor

Leave a Comment