Futboll Premier League Sport

Ish- lojtari i BARCËS: Jam më i shpejtë se Usain BOLT me topin në këmbë

Sulmuesi i Wolves Adama Traore pretendon se do ta mposhtte kampionin Olimpik të spritit Usain Balt me topin në këmbë, pasi është emëruar si lojtari më i shpejtë i FIFA 19.

Ish-sulmuesi i Barcelona-s është shpallur si lojtari më i shpejtë i edicionit më të ri të FIFA-s, dhe ai i ka mirëpritur krahasimet me xhamajkanin Bolt, i cili ka rekordin botëror në 100 dhe 200 metra.

Bolt aktualisht është duke u stërvitur me Central Coast Mariners dhe teksa Traore ka pranuar se 32-vjeçari do të ishte më i shpejtë në pistë, ai mendon se do t’ia merrte në fushën e lojës.

“Duhet ta dini se Bolt nuk duhet të driblonte teksa ishte duke fituar gjithë ato medalje ari. “Padyshim që Bolt do të më mundte në pistë 100 metra, por në bar, mbi 30 metra me top në këmbë? Garën do ta fitoja unë.

“Me top gjithçka është ndryshe. Jam stërvitur me ekspertë sprinti dhe ata e pranojnë se të vraposh me top është një detyrë më komplekse.”

Related posts

SULMON HAPUR “FIFA”-n/ Raiola: Është si mafia. Nëse flet keq për të, je i vdekur!

Delo.autor

TË INFEKTUAR ME COVID-19/ Napoli merr përgjigjet e tamponëve, ja rezultatet për Hysajn dhe Rrahmanin…

Delo.autor

Bournemouth-Tottenham, miqtë kryesojnë 17 me 1 kundër kuqezinjve

Q.Autor

Leave a Comment