Futboll Sport

Ish-trajneri i SPANJËS kundër kampionit të atletikës: Futbolli mësohet në…

Vincente del Bosque ka folur për Usain Bolt, i cili e ka nisur karrierën si futbollist në moshën 32-vjeçare. Ish-trajneri i Kombëtares së Spanjës është kundër kampionit të njohur të atletikës, për të cilin është shprehur se nuk është normale të nisësh futbollin në atë moshë. Për mediet e huaja, Del Bosque ka deklaruar:

“Të fillosh karrierën si futbollist në moshën 32-vjeçare nuk është normale. Është e vështirë pasi që përkundër që mund të jesh në formën më të mirë fizike, mendoj se pjesa teknike është thelbësore në futboll.

Kondicioni i mrekullueshëm i një lojtari, shpejtësia, fuqia, shërbejnë vetëm si shtesë ndaj aftësisë teknike në futboll. Me siguri që ai do ta mësojë më mirë pjesën taktike dhe do ta kuptojë futbollin edhe më mirë, si fazën e mbrojtjes, ashtu edhe atë të sulmit.

Jam i sigurt se ai do të gjejë një zgjidhje për të gjithë këtë, por pjesa më e vështirë do të jetë t’i përvetësojë aftësitë teknike që nevojiten për të luajtur. Kontrolli, pasimi, driblimi, prekjet e duhura të topit, janë aftësi që futbollistët normalisht i mësojnë që në fëmijëri”, ka përfunduar ai.

Related posts

GJITHMONË TRADICIONAL/ MILANI përgatit uniformën e tretë për sezonin e ri

Isa.Autor

Serbi-Brazil/ Fantastik Tiago Silva, brazilianët dyfishojnë rezultatin (VIDEO)

Sadik.Autor

KRITIKON RONALDON PËR LARGIMIN NGA SERIE A/ Ish-lojtari Brio: CR7 ishte mosrespektues me Juventusin

Delo.autor

Leave a Comment