Champions League Futboll Sport

Ja pse arbitri nuk e lejoi Lozanon të qëndronte në gjunjë gjatë golit të Messit

Hirving Lozano ka befasuar shumë shikues teksa është ulur në gjunjë pas murit të tij teksa PSV po tentonte të mbronte goditjen e dënimit të Lionel Messi-t në fazën e grupeve të Champions League me Barcelona-n ditën e martë, me arbitrin Tasos Sidiropoulos që i ka thënë të çohet në këmbë.

Në fakt rregullorja e futbollit nuk e ndalon diçka të tillë, kështu që pse vendosi arbitri t’i thotë të çohet?

Z. Sidiropoulos i është afruar Lozano-s dhe e ka paralajmëruar ndaj atij veprimi, duke e këshilluar të çohet në këmbë.

Arsyeja kryesore e ndërhyrjes së arbitrit ka qenë mënyra e pazakontë që kishte marrë meksikani, pasi çdo kontakt i topit me dorë do të ishte një penallti, ndërkohë që mund të penalizohej nëse do të pengonte një lojtar kundërshtar.

Gjithsesi, Messi zgjodhi ta dërgonte topin në trekëndëshin e sipërm kështu që edhe po të kishte qëndruar aty nuk do të kishte shmangur gjë.

Related posts

Mourinho “stërkëmbësh” Guardiolës, United pranë firmës me Alexis Sanches

Q.Autor

Lenjani kthehet mesfushor dhe shkëlqen, në fushë edhe ish-ylli i Partizanit

Isa.Autor

BARCELONA-SEVILLA/ Koeman i beson treshes së sulmit Fati, Messi dhe Griezmann (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment