Futboll Seria A Sport

JANË NË DITËN MË ZEZË/ MANCINI I DËSHPËRUAR: Nuk ka italianë që po…

Siç ndodhi me Antonio Conte dhe Giampiero Ventura, gjithashtu, edhe Roberto Mancini fillon të marrë parasysh problemet strukturore të futbollit italian. Ftesat e fundit për në kombëtare nuk ishin aq të thjeshta për ish-trajnerin e Interit.

Vizitor i “Sunday Sport”, dje në mbrëmje, trajneri foli pikërisht mbi këto probleme: “Ne nuk kemi kohë, nuk ka lojtarë të rinj italianë që po shpërthejnë. Kemi disa vështirësi në këtë drejtim, por shpresojmë se gjërat do të ndryshojnë. Natyrisht, ne kemi lojtarë ekspertë, por, gjithashtu, kam grumbulluar lojtarë të tjerë për t’i njohur më mirë.

Përveç atyre të njohur, kemi thirrur edhe djem që kanë bërë mirë me kombëtaret U-19, U-20. E kam bërë këtë, edhe nëse ata nuk janë duke luajtur me ekipet e tyre. Ne kemi nevojë të dimë se çfarë “brumi” kemi në dispozicion. Cutrone? Një sulmues i madh, por nuk mund t’i marrim të gjithë larg U-21″.

Së fundi, Roberto Mancini flet për Cristiano Ronaldo dhe kohën e tij pa gola në Seria A: “Unë mendoj se me gola ka folur gjithë karrierën e tij, ndaj nuk mund të ngremë dyshime mbi një lojtar si ai. Kjo është vetëm një periudhë, të cilën e ka përjetuar edhe më parë. Ronaldo do të zhbllokohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Ardhja e tij i ka dhënë tjetër imazh kampionatit italian. Ne të gjithë përfitojmë si kampionat nga ardhja e një ylli si Ronaldo, që në dekadën e fundit ka dominuar futbollin botëror bashkë me Messin”.

 

Related posts

KAOS TOTAL/ Drejtuesit e Milanit, me “formacion” të plotë, bëjnë mbledhje me ekipin…

Isa.Autor

GAZETARJA SEKSI NUK PËRMBAHET/ Premton se do ta ndjekë nudo sfidën Barcelona-Bajern, por vetëm me një kusht

F.autor

PEZULLIMI I SUPER LEAGUE/ Guardiola dhe Klopp ngrenë zërin: Po na shkatërroni…

Delo.autor

Leave a Comment