Futboll Sport

Kamza e Duro dorëzohen ndaj Kukësit/ Verilindorët mbajnë ritmin e kryesuesve

Java e pestë e Kampionatit Shqiptar të Kategorisë Superiore është mbyllur me sfidën Kukësi-Kamza e përfunduar me fitoren minimale të verilindorëve, në shifrat 1-0. E luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, sfida delikate është vendosur nga goli i vetëm i realizuar nga kapiteni i Kukësit në minutën e 30’. Pas kësaj fitore, Kukësi ruan ritmin e kryesuesve, duke barazuar Partizanin në vend të dytë, në kuotën e 10 pikëve, vetëm një pikë larg kreut të mbajtur nga Skënderbeu. Nga ana tjetër, skuadra e Kamzës qëndron në vendin e 6-të, me po aq pikë. Një humbje e dhimbshme kjo e sotmja, jo vetëm për Kamzën, por mbi të gjithë për trajnerin Klodian Duro, që ka dalë i humbur nga përballja e parë me ish-ekipin e tij, Kukësin, të cilin e pat drejtuar më parë.

Kukësi është imponuar që në fillim të takimit, duke e detyruar Kamzën të tërhiqet në gjysmëfushën e saj. Pas tentativash të njëpasnjëshme, verilindorët kanë kaluar në avantazh falë golit të realizuar nga kapiteni Shameti në minutën e 30’. Të gjendur në disavantazh, miqtë kanë ndryshuar pretendimet, duke tentuar të reagojnë, në kërkim të golit të barazimit. Kështu sulmuesi dhe kapiteni i Kamzës, Plaku, është shndërruar në pikën e referimit të aksioneve të miqëve, por pa sukses, me shpërdorimin e disa aksioneve, si gjatë pjesës së parë, ashtu edhe në të dytën, kur Kamza ka qenë më kërkuese dhe e rrezikshme, ndikuar edhe nga ndryshimet e shumta taktike të trajnerit Duro. Pavarësisht dominimit dhe tentativave të Kamzës, asgjë nuk ka ndryshuar nga rezultati i vendosur që në minutën e 30’ të takimit, me gol të Shametit, 1-0 në favor të Kukësit.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Juventus dhe Barcelona finalizojnë shëmbimin e lojtarëve…

Delo.autor

Nga “llumi” te milionat, trajneri që zbuloi Neymar tregon… (FOTO)

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Ylli i Milanit kryen operacion, ja sa pritet të jetë larg fushave

Delo.autor

Leave a Comment