Futboll La Liga Sport

“Kjo është e pazakontë dhe më mërzit”, Griezmann “lëshon gojën” ndaj FIFA-s

Atletico Madrid dhe sulmuesi francez Antoine Griezmann kanë pranuar se dështimi i tij për të qenë në podiumin e çmimit të lojtarit më të mirë të FIFA-s i ka shqetësuar jo pak. Fituesi i Kupës së Botës ndjen se e meriton të përfundonte në mesin e tre kandidatëve për “Topin e Artë” këtë vit, por ka humbur këtë “status” në garën për çmim e FIFA-s, me Cristiano Ronaldo, Luka Modriç dhe Mohamed Salah, tre të nominuarit e listës finale.

Fitimi i Kupës së Botës nga Franca duhet të kishte bërë që një anëtar i “Les Bleus” të ishte favorit, sipas 27-vjeçarit, por në vend të kësaj, treshja përbëhet nga dy fitues të Ligës së Kampionëve dhe Salah, i cili u lëndua në finalen e këtij kompeticioni, kundër Real Madridit. “Kjo më mërzit mua, – pranoi francezi në një ngjarje komerciale të martën. – Është një çmim i FIFA-s dhe nuk ka francezë në podium për të. Kjo është e pazakontë”.

Griezmann u habit edhe nga mungesa e Jan Oblak nga nominimet e portierëve më të mirë, me Kasper Schmeichel të Danimarkës, Thibaut Courtois të Chelsea dhe Hugo Lloris të Francës e Tottenham, duke garuar në këtë kategori çmimesh. “Oblak është më i miri në botë për mua, por jo sepse është shoku im i ekipit. Ai është i shkëlqyeshëm”, – shtoi Griezmann.

Ndërkohë, zhgënjimi individual i tij u mbështet nga Lucas Hernandez, shoku i tij i ekipit me klubin dhe kombëtaren: “Është një padrejtësi. Griezmann ka qenë më i miri këtë sezon. Ai nuk ka nominim për më të mirin nga FIFA, por shpresoj që të fitojë “Topin e Artë”, sepse e meriton atë”.

Related posts

Bernabeu harron RONALDON/ TIFOZËT tregojnë se kush duhet të fitoi “TOPIN E ARTË”

Isa.Autor

Allegri: Kampionati nuk është mbyllur akoma

Q.Autor

Ja si do të ishte Champions, nëse llogariten vetëm golat e sulmuesve

Sadik.Autor

Leave a Comment