Futboll Sport

KLASIKJA/ PSV fiton 3-0 sfidën direkte me Ajaxin, shkon +5 nga “harkëtarët”

14 minuta të çmendura në sfidën mes PSV Eindhovenit dhe Ajaxit të Amsterdamit, që i dhanë fitoren e thellë 3-0 skuadrës së drejtuar nga Van Bomel. Një përballje direkte që u fitua nga kampionët në fuqi të Eredivisie, të cilët krijojnë një distancë prej 5 pikësh me “harkëtarët”, vetëm pas javës së 6-të.

Në minutën e 21-të Pareiro realizoi golin e parë të takimit me një gjuajtje tokazi nga 17 metra largësi, e cila kapi të papërgatitur portierin Onana.

Vetëm 4 minuta më vonë de Jong e çoi në 2-0 rezultatin, me miqtë që pësuan një shok psikologjik. Sikur të mos mjaftonte avantazhi i dyfishtë, në minutën e 35-të Lozano e tundi për herë të tretë rrjetën e portës së Ajaxit, që nuk gjeti më forca për të reaguar në pjesën e mbetur të ndeshjes.

Në takimet e tjera një gol i shënuar në fund nga van Persie mjaftoi për t’i dhënë tri pikë Feyenoordit ndaj Utrechtit, Emmen fitoi po 1-0 me Zwollen, ndërsa Groningen – Alkmaar përfundoi 1-3.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Ja 10 arsyet se pse SHQIPËRIA mund të marrë pikë sonte ndaj SKOCISË

Isa.Autor

BËN KRAHASIMIN MES DY TRAJNERËVE/ Douglas Costa: Sarri dhe Guardiola janë të ndryshëm, por…

Delo.autor

ZVEREV ME KËMBË NË TOKË/ Federer, Nadal e Djokovic janë ende më të mirët

Isa.Autor

Leave a Comment