Futboll Sport

KOMBËTARJA U-21/ Shqipëria sfidon Italinë, sot duhet të thyejmë një tabu

Sot në mbrëmje, prej orës 18:30, Shqipëria e 21-vjeçarëve do të sfidojë Italinë në Sardegna Arena, në Cagliari, në një miqësore luksi për ne. Italia kërkon të lërë pas humbjen e thellë pësuar javën e shkuar në miqësore në Sllovaki (3-0), ndërsa po provon lojtarë e skema, sepse do të organizojë Euro 2019 dhe synon të bëjë figurë të mirë në shtëpi.

Ndërkaq, Shqipëria u mund thellë nga Spanja javën e shkuar, duke marrë një tjetër goditje në kualifikueset e Europianit, ndaj tashmë mendja është tek ndërtimi i një skuadre cilësore për kualifikueset e ardhshme.

Trajneri Alban Bushi ka afruar shumë lojtarë të moshës 19-20 vjeç dhe do të bëjë eksperimente, por natyrisht një rezultat pozitiv do të vlente shumë edhe moralisht, për më tepër që në 4 përballje direkte jemi mundur gjithnjë nga Italia U-21, e fundit në vitin 2007.

Formacionet e mundshme

Italia U-21 (4-3-3): Scuffet; Calabria, Luperto, Mancini, Pezzella; Murgia, Locatelli, Pessina; Vido, Cutrone, Parigini.

Trajner: Luigi Di Biagio.

Shqipëria U-21 (4-2-3-1): Selmani; Kryeziu, Maloku, Tafa, Hakaj; Bare, Ramadani; Abazaj, Selahi, Seferi; Hebaj.

Trajner: Alban Bushi.

Related posts

Xhaka “shfryn” ndaj medieve: Spekulim, kurrë nuk kam pasur kontakt me Interin

Delo.autor

ZBULON TË ARDHMEN E TIJ/ Sulmuesi i Barcelonës pranon largimin, ja klubi i ri

Delo.autor

LIVE/ Belgjikë-Tunizi, “DJAJTË E KUQ” të etur për golead ndaj afrikanëve

Sadik.Autor

Leave a Comment