Futboll Sport

Lamtumira e Sneijder/ Holanda fiton me përmbysje ndaj Perusë, vendos DEPAY

Holanda fitoi 2-1 me përmbysje me Perunë në takimin e luajtur në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, ku duartrokitjet ishin të gjitha për Wesley Sneijder, që zhvilloi ndeshjen e tij të lamtumirës me “Portokallinjtë”.

Në minutën e 62-të, pak momente pasi vendasit barazuan rezultatin me Depay, Sneijder ia la fushën mes lotësh Promesit, me publikun që shpërtheu në ovacione për mesfushorin që e mbyll karrierën në Kombëtare me 134 ndeshje dhe 31 gola.

Memphis Depay shënoi golin e dytë personal dhe të fitores për Holandën në minutën e 83-të, duke zhvlerësuar finalizimin e Aquinos së Perusë që në fillim të pjesës së parë.

Related posts

SFIDA NDAJ CVERNA ZVEZDA/ Hoxhallari gati, tani Egbo më i qetë për skemën. Ja si pritet të rreshtohen “bardheblutë”

Delo.autor

BAYERN MUNICH-LIVERPOOL/ “Të Kuqtë” thellojnë shifrat, shënon Van Dijk

Delo.autor

BËN KRAHASIMIN ME BASHKËATDHETARIN E TIIJ/ Benzema: Mos më krahasoni me Giroud, për të jam si…

Delo.autor

Leave a Comment